Lajme
Protestojnë islamistët në Prishtinë
Organizatori i protetsës, Fuad Ramiqi u është drejtuar ligjvënësve: ‘Ose i plotësoni kushtet, ose i bartni pasojat"
Disa qindra besimtarë islamë, duke iu kundërvënë vendimeve të ligjvënësve të Kosovës, për të mos lejuar futjen e fesë e të shamive në shkollat publike të vendit, janë mbledhur sot në një namaz-protestë para kuvendit të Komunës së Prishtinës.
Ideatorët e kësaj proteste, nga lëvizja “Bashkohu” kanë kundërshtuar propozimin e kryetarit të Prishtinës Isa Mustafa, i cili ka ofruar hapësirën komunale para godinës së PTK-së për ndërtimin e xhamisë së kërkuar nga besimtarët, fillimisht me motiv se nuk po kanë hapësirë të mjaftueshme në kryeqytet për të falur namazin.
Ata janë këmbëngulës për hapësirën ku tash ndodhet një çerdhe e fëmijëve, duke kërcënuar të zgjedhurit nga populli. Fuad Ramiqi ka thënë aty: ‘Ose i plotësoni kushtet, ose i bartni pasojat”. Ramiqi i ka quajtur politikanët kosovarë komunistë, shkruan koha.net.
Para qeverisë, ndërkohë, turma e besimtarëve ka kërkuar me zhurmë plotësimin e dy kushteve të tjera: mësim-besim dhe bartjen e shamisë në shkolla. Në tubimin tek Teatri Kombëtar ka folur edhe imami Shefqet Krasniqi, i cili ka thënë se nuk do të lejohet që Kosova të shndërrohet në një vend ateist.
Protestuesit kanë brohoritur parulla në arabishte, të njohura e të dëgjuara nga tubime të ngjashme islamiste në botë.
Gjatë gjithë kohës protesta është siguruar nga forcat e policisë dhe nuk ka pasur ndonjë incident. Rreth orës 15 ata u shpërndanë të qetë.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit












