Lajme
Protestojnë mjekët në Gjermani, kërkojnë rritje pagash
Mijëra mjekë gjermanë në spitalet universitare kanë dalë në grevë për të kërkuar rritje të pagave dhe përmirësime të kushteve të tyre të punës.
Sindikata Marburger Bund, e cila përfaqëson mjekët, tha se greva u organizua në dhjetëra qytete, përfshirë qytetet Aachen, Bonn, Këln, Dusseldorf, Heidelberg dhe Mynih.
Gjatë grevës, shumica e spitaleve universitare ofronin vetëm kujdes urgjent dhe shërbime minimale, ndërsa mijëra mjekë u bashkuan në tubime në qendrat e qyteteve për të tërhequr vëmendjen ndaj shqetësimeve të tyre.
Sindikata njoftoi se për shkak të grevës paralajmëruese, pacientët me siguri do të duhet të durojnë kohët më të gjata të pritjes dhe shtyrjen e operacioneve jourgjente ditët në vijim.
Andreas Botzlar, nënkryetar i sindikatës së mjekëve, kritikoi autoritetet për shpërfilljen e problemeve në spitalet universitare dhe dështimin për të ndërmarrë hapat e nevojshme.
“Anëtarët tanë në spitalet universitare kanë orët më të gjata javore të punës, ata kujdesen për numrin më të madh të pacientëve në kujdes maksimal dhe gjithashtu kanë përgjegjësi të tjera si mësimdhënia dhe kërkimi”, tha Botzlar për transmetuesin publik NDR.
Ai theksoi se vendet dhe autoritetet federale duhet të bëjnë “përmirësime thelbësore” në pagat dhe kushtet e punës së mjekëve, në mënyrë që të parandalojnë kolapsin e spitaleve universitare.
Marburger Bund ka vendosur të organizojë një grevë paralajmëruese pasi raundi i katërt i negociatave me vendet federale dështoi muajin e kaluar.
Sindikata kërkon një rritje prej 12,5 për qind të pagave për rreth 20 mijë mjekë në spitalet universitare, si dhe tarifa më të larta për punën gjatë natës, fundjavave dhe festave publike. Mjekët po kërkojnë gjithashtu ndryshime në turnet e gjata dhe aranzhimet e punës në gatishmëri.
Sindikata thotë se paga e mjekëve që punojnë në spitalet universitare është shumë më e ulët se kolegët e tyre në spitalet bashkiake, edhe pse ata duhet të punojnë me turne më intensive.
E-Diaspora
-
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri Kjo revistë përfaqëson një ndër botimet e para të këtij niveli, e cila sjell një format... -
Gjermani
Blendi Krasniqi zgjidhet në parlamentin e qytetit të Nidda-s -
Francë
Ambasadat e Francës dhe Kosovës urojnë aktoren Luana Bajrami për suksesin në Oscar -
Ylli shqiptar i CS2, Drin “Makazze” Shaqiri kampion i ESL Pro League -
Gjermani
Kompanitë e verës nga Kosova prezantohen në panairin ndërkombëtar “ProWein” në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Të rinjtë zviceranë po përdorin inteligjencën artificiale për mbështetje psikologjike Studimi tregon se 88% e të rinjve në Zvicër ndihen mirë nga ana psikologjike, por një... -
Zvicra dënon përdorimin e forcës në Lindjen e Mesme -
Referendumi për imigracionin në Zvicër: A do të mund të votojnë të huajt? -
Tragjedia në Kerzers: Në autobus ishin 9 persona, 3 të plagosur -
Rreth 1,000 zviceranë ende të bllokuar në Lindjen e Mesme












