Lajme
Protestuesit e 1 majit në Cyrih rrethohen nga policia
Ndërsa në Bernë është zhvilluar një protestë e qetë, me lejen e autoriteteve të qytetit. Në të kanë marrë pjesë mbi 1000 veta
Në qytetin e Cyrihut ka pasur një prani të madhe të policisë të shtunën për shkak të demonstratave të paautorizuara të 1 Majit. Demonstruesit në Qarkun 4 të qytetit ishin janë rrethuar nga policia, raporton sda.ch.
Ngjashëm me Cyrihun, sot ka pasur demonstrime e tubime proteste edhe në qytete tjera të Zvicrës si në Bernë, Gjenevë, Bazel etj.
Në Bernë është zhvilluar një protestë me lejen e autoriteteve të qytetit. Në të kanë marrë pjesë mbi 1000 veta.
Në Cyrih, policia ka ndërhyrë në qendër të qytetit të shtunën kundër një tubimi të paautorizuar të 1 majit. Ajo ka rrethuar një numër demonstruesish në pasditen e hershme, transmeton albinfo.ch. Të mobilizuar ishin dhjetëra policë me uniforma mbrojtëse dhe me disa automjete dhe makina të blinduara. Një helikopter është parë duke fluturuar mbi qytet.
Kanë qenë disa qindra demonstrues dhe vëzhgues pranë sheshit Helvetiaplatz. Në fillim nuk kishte përleshje. Dëgjoheshin vazhdimisht vetëm brohoritje, përcjell albinfo.ch. Policia përmes Twitter-it ka bërë me dije se nuk do ta tolerojë lëvizjen.
Në mëngjes situata në qytetin e Cyrihut ishte më e qetë.
Federata sindikale e Kantonit të Cyrihut (GBKZ) kishte njoftuar paraprakisht pesë tubime të decentralizuara në qytet. Rreth 50 njerëz ishin mbledhur në Lindenhof deri pak para orës 11 të mëngjesit, në Walcheplatz rreth orës 11 të mëngjesit numri i lejuar i 100 personave – i cili vlen për shkak të pandemisë së koronës – me sa duket ishte rritur, siç tregon një inspektim në vend.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Shoferi 87 vjeçar përplaset me grupin e kampit shkollor – një e vdekur Gjetjet fillestare tregojnë se shoferi 87-vjeçar shtypi aksidentalisht pedalin e gazit në vend të pedalit të... -
Po ngiste makinën me 114 km/orë në zonën 50 km/orë: I konfiskohet patenta -
Prishtina apo Dubai? Destinacionet ajrore të preferuara të zviceranëve -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Aargau: Një ton kanabis u sekuestrua














