Bota
Protestuesit në Hong-Kong ia mësyjnë Parlamentit
Hong-Kongu është sërish në protestë kundër projektligjit të diskutueshëm që lejon ekstradimin në territorin e Kinës.
Protestuesit, të pajisur me maska kundër gazit kanë hyrë me forcë në Dhomën qendrore të Parlamentit të Hong- Kongut, të cilën e rrethuan prej orësh.
Paradite, dhjetëra demonstrues thyen xhamin e ndërtesës së Këshillit Legjislativ (LegCo).
Më pas, qindra të tjerë hynë në ndërtesë dhe shkruan mesazhe të ndryshme në mure.
Në mesnatë, qindra policë shkruan drejt ndërtesës dhe paralajmëruan protestuesit për t’u larguar nga aty.
Policia hodhi gaz lotsjellës në turmën e mbetur jashtë ndërtesës, pasi protestuesit sa vinin e shtoheshin. Në orët e para të mëngjesit të së hënës, policia paralajmëroi se protestuesit duhet të pastrojnë ndërtesën ose të përballen me “forcën e duhur”.
Shumica e demonstruesve janë larguar nga ndërtesa, por të tjerët refuzojnë të largohen nga dhoma qendrore, shkruan Oranews, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran Prodhuesi i këpucëve On ka fituar betejën me autoritetet zvicerane. Pas viteve të gjyqit, kompania ka... -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026












