Shqipëria
PS fiton shumicën nëpër pothuajse të gjithë këshillat bashkiakë
Në Shqipëri po vazhdon numërimi i votave për këshillat bashkiakë. Nga numërimi, Partia Socialiste rezulton të jetë forca e parë në pjesën dërrmuese të Këshillave bashkiakë.
Socialistët kanë marrë përqindjen më të lartë të votave në 5 nga 7 bashkitë e fituara nga kandidatët e opozitës, madje në Himarë dhe Kavajë ata kanë siguruar dhe kontrollin e Këshillit bashkiak, shkruan Zëri i Amerikës.
Në Mirditë e Fushë Arrëz kryeson Partia SocialDemokrate e Tom Doshit. Votat e kësaj force duket se do të jenë përcaktuese që Partia Socialiste, ndonëse kryeson me vota, të ruajë dhe kontrollin e Këshillit Bashkiak në Shkodër. Drejt së njëjtës situatë duket se po shkohet dhe në Lezhë, ku u rikonfimua kryebashkiaku Pjerin Ndreu, përcjell albinfo.ch.
Pothuajse në të gjitha qytetet PS ka siguruar shumicën në Këshillat bashkiakë. Në Tiranë nga 61 vende, ka marrë 33.
Partia Socialiste do të udhëheqë me 53 bashki, Bashkë Fitojmë 7 mandate për kryetar bashkie, subjekti zgjedhor Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen ka fituar 1 mandat.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100











