Kosova
PSD-ja ka dorëzuar në Prokurorinë Speciale letrën e Maqedoncit drejtuar KFOR-it
Partia Socialdemokrate ka dorëzuar të hënën në Prokurorinë Speciale të Kosovës, letrën e ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci drejtuar komandantit të KFOR-it.
Sipas njoftimit nga kjo parti, kjo letër riafirmon zotimin që Forcat e Sigurisë së Kosovës mos të shkojnë në veri pa koordinim paraprak me KFOR-in gjë që sipas tyre, është hipokrizi.
“Në vitin 2020 Kurti këtë veprim e kishte denoncuar si të pafalshëm, të papranueshëm e kundërkushtetues. Çfarë t’i themi sot veprimit të tij?! Pse tash qenka në rregull kjo punë?! Si arsyetohet që veprimi që dikur ishte arsye për shkarkim të kryeministrit tash bëhet procedurë rutinore? Kjo nuk është thjesht hipokrizi. Kur e sheh veten instrument për realizim të domosdoshmërisë historike gama e mjeteve hapet në pafundësi. Kjo është arsyeja pse bolshevizmi është makiavelizmi më radikal”, thuhet në njoftimin e kësaj partie, përcjell Albinfo.ch.
Ndryshe, Maqedonci ka thënë se qëllimi i letrës drejtuar KFOR-it, me premtimin se FSK-ja nuk do të vendoset në veri pa autorizimin paraprak të misionit të NATO-s, ishte për të sqaruar se një njësit i FSK-së ishte i angazhuar në njërën nga komunat veriore dhe se ky aksion nuk kishte për qëllim përshkallëzimin e situatës.
E-Diaspora
-
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari Platforma albinfo.at ofron detaje të reja për tragjedinë në Vjenë... -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Zvicër
-
Aeroportet zvicerane shënojnë numër rekord udhëtarësh Aeroportet zvicerane trajtuan 60 milionë pasagjerë në fluturime të planifikuara dhe çarter në vitin 2025. Numri... -
Autoritetet zvicerane presin financa më të dobëta për shkak të pagesave shtesë të pensioneve -
Më pak vdekje, më shumë lëndime të regjistruara në rrugët zvicerane -
E konsideruar si model biznesi, Albana Rama mbahet në paraburgim në Zvicër -
Nestlé planifikon park gjigant të çokollatës me vlerë 400 milionë franga














