Tematike
Pse Christoph Blocher del në vend të parë ?
Duke sulmuar Bankën Nacionale Zvicerane (BNS), strategu i SVP/UDC-së tregon një oreks të pangopshëm për pushtet dhe ka kapacitete të palodhshme destruktiviteti, shkruan e përditshmja « Le Temps ».
Thuhej se ai tani më ishte i fundosur, i moshuar dhe jashtë loje. Por, duke përdorur dokumente bankare të vjedhura kundër Philipp Hildebrand, drejtori i BNS, Christoph Blocher, është vendosur sërish në qendër të politikës zvicerane. Me synime, të cilat ithtarët e tij i cilësojnë sikur të jenë fisnike dhe bujare, ndërsa kundërshtarët e tij brenda qeverisë sikur të jenë pretendime dinake dhe makiavelike.
Philipp Hildebrand, drejtori i BNS
Kur ai paraqitet para Micheline Calmy-Rey, më 15 dhjetor, për ta informuar atë për akuzat e tregtimi të informacioneve të brendshëm ngritur kundër Presidentit të BNS-së, strategu i SVP/UDC-së mendon së pari për “të mirën financiare të vendit si dhe për ekonominë zvicerane”, thotë një nga të afërmit e tij. “Ai dëshironte që qeveria të marret me këtë çështje seriozisht. Gjithashtu, ai dëshironte që ky problem të zgjidhej në mënyrë diskrete. Nuk është ai i cili nxori informacionin për publikun”.
Kjo teori ngre rezervat më të mëdha në qarqet qeveritare, të cilat kanë përcjellë këtë aferë. “Në fakt, ne e dimë se Blocheri është i kënaqur që dihet së në burim gjendet ai”, tregon një njohës i kësaj çështjeje. Ai dëshiron që ta paraqesim si një shpëtimtar të kombit.
Christophe Blocher
Metoda konspirative
Sipas një personi tjetër të brendshëm, pas Philipp Hildebrand, Blocher kërkon të akuzojë Këshillin Federal: “Ai shpresonte të akuzojë Këshillin Federal për mbulim të skandalit. Ai sulmon dy shtyllat e sistemit, Këshillin Federal dhe BNS, sepse ky sistem e ka përjashtuar dhe nuk njeh vlerën e tij”.
Në korridoret e Parlamentit Federal priten sulme të mëtejshme. Pas dështimeve të zgjedhjeve të vjeshtës, oratori i vjetër kërkon të bashkojë partinë e tij nën moton “Të gjithë të kalbur”, me që sulmet kundër të huajve dhe Evropës nuk i mobilizojnë më njerëzit.
Sipas biografit të tij, Gsteiger Fredy, Christoph Blocher “ka përshtypjen gjithnjë e më shumë se ai është më i mençur se të tjerët dhe i pëlqen të luajë me këtë aftësi që ia ka dhënë vetes”. Metodat e tij konspirative -sikur marrja e tij e kamufluar e gazetës “Basler Zeitung”, është një shembull tjetër – dëshmojnë për një shije në rritje për të qenë i plotfuqishëm. “Për të, Philipp Hildebrand është një kundërshtar i mirë, sepse ai është shumë i njohur dhe shumë i respektuar. Me fjalë të tjera, ai është një njëri i nivelit të tij”.
Lexoni po ashtu: “Prononcohet bashkëshortja e kryebankierit Hildenbrand”
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi Një histori frymëzuese Vanesa Sulimani nga Kosova drejt vlerësimit në Kanada... -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër -
Olso
Sukses akademik, Fikri Hajdari fiton doktoraturën në Norvegji -
Londër
Besa Sharrah emërohet anëtare e Komisionit për Evropën Lindore në Ohio -
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër Rrëfimi prekës për jetën e punëtorëve sezonalë nga Kosova është përzgjedhur ndër nëntë punimet më të... -
Zvicër
100 kuriozitete për Zvicrën, një nga vendet më të zhvilluara dhe më të veçanta në botë -
Swiss ashpërson rregullat: Certifikatë mjeku nga dita e 3-të e sëmundjes -
Ja sa zviceranë e marrin bonusin prej 15,000 frangash për ndërprerjen e kontratës -
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025












