Shqipëria
Pse emigrojnë shqiptarët?
Babai Ronaldos, ka një biznes të suksesshëm, në të cilin i biri po bashkëpunon. Por stabiliteti financiar nuk e ndali atë të kërkojë azil në Norvegji dhe të qëndrojë për 1 muaj e gjysmë atje, bashkë me emigrantë të tjerë në një kamp.
“Isha 17 vjeç, ishte koha kur të gjithë po iknin. Nuk e di, kurioziteti për të parë diçka të re. Shoqëria nuk të jepte atë qetësi që duhet të ketë një adoleshent”, thotë Ronaldo. “Si pak të tjerë nuk kisha arsye ekonomike”.
Ndërsa historia e Almës është krejt ndryshe. Edhe ajo ishte 17 vjeç kur emigroi drejt Italisë, por në kushte krejt të tjera.
“Kam qenë në një fshat të Vlorës dhe jam nisur për në Itali për një të ardhme më të mirë, sepse atje ku isha nuk kisha të ardhme. Prindërit nuk kishin mënyrë që të më shkollonin dhe mendova se mos ishte rruga e duhur për mua. Në Itali kërkova ndihmë në polici dhe më janë gjendur pranë”, thotë ajo.
Aktualisht Alma është shefe kuzhine në një prej restoranteve më në zë në kryeqytet. Ajo u ndihmua nga IOM, organizata ndërkombëtare për migracionin. E vetmja zhvendosje që mendon të bëjë në jetën e saj, është ajo nga Vlora drejt Tiranës.
Ndërsa Ronaldo ka përzgjedhur një formë tjetër për t’u larguar nga Shqipëria. “Unë do të vazhdoj studimet në Australi për menaxhim biznesi dhe besoj se është forma e emigracionit që do t’ia rekomandoja çdo të riu”.
Që nga eksodet e viteve 90, zyrtarisht sipas IOM nëpër botë janë shpërndarë 1,5 milionë shqiptarë.
Qytetarët: Njerëzit largohen sepse nuk ka punë dhe prodhim
Papunësia dhe dëshira për jetesë në kushte më të mira janë disa nga arsyet se përse shqiptarët zgjedhin të largohen nga Shqipëria. Të pyetur nga A2 CNN qytetarët shprehën pikëpamjet e tyre për sa i përket çështjes së emigrimit dhe se si kjo ndikon në vend. Ndjekim materialin e përgatitur nga gazetari Ilir Sinanaj, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
“Parandalo” dhe Konsullata e Kosovës shënojnë 10 Dhjetorin – Ditën e të Drejtave të Njeriut Shoqata Parandalo, në bashkëpunim me Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih, me rastin e 10... -
Gratë, aftësia e kufizuar dhe migracioni në kontekstin e dhunës -
Policia kërkon shqiptarin për plagosje të rëndë të ish partnerit të gruas -
Veprat e kompozitores Anda Kryeziu prezantohen në një koncert në Cyrih -
Jehona Kicaj shpërblehet me çmimin “Hanna”
Jeta në Zvicër
-
“Parandalo” dhe Konsullata e Kosovës shënojnë 10 Dhjetorin – Ditën e të Drejtave të Njeriut Shoqata Parandalo, në bashkëpunim me Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih, me rastin e 10... -
Vetëm 10% e ofertave në supermarketet zvicerane u përkasin frutave dhe perimeve -
Cyrihu bëhet qendër evropiane e inteligjencës artificiale -
Vaud: Sherbyesit civilë rikthehen në rrugë, një makinë ndërpret marshimin -
Gratë, aftësia e kufizuar dhe migracioni në kontekstin e dhunës













