Autotech
Pse kanë rënë shitjet e Apple?
Për tremujorin e tretë, Apple gjeneroi 62.9 miliardë dollarë të ardhura dhe 2.91 të ardhura për aksion, duke thyer projeksionet. Apple shiti 46.9 milionë iPhone në tremujorin e tretë, poshtë projeksioneve
Gjiganti i teknologjisë, Apple, paralajmëroi se shitjet për sezonin e pushimeve pritet të bien poshtë projeksioneve, për shkak të dobësisë në tregjet në zhvillim dhe kostove të këmbimit valutor.
Projeksionet zhgënjyese sollën rënien e aksioneve me 7%, duke i hequr 70 miliardë dollarë nga vlera e tregut dhe e çuar poshtë 1 trilionë dollarëve vlerën totale. Apple deklaroi se pret të ardhura në 89-93 miliardë dollarë në tremujorin e fundit të vitit.
Kreu ekzekutiv Tim Cook tha se priten dobësi makroekonomike në disa tregje në zhvillim, përfshirë Brazilin, Indinë, Rusinë dhe Turqinë. Ekzekutivët bënë të ditur se nuk do të publikojnë më të dhënat për shitjet e iPhone, iPads dhe kompjuterat Mac, transmeton ‘Scan’.
Shitjet e iPhone kanë qenë treguesi kryesor i suksesit për tremujor. Duke mos publikuar atë numër, do të jetë e pamundur që të llogaritet çmimi mesatar i shitjes për telefon, përcjell albinfo.ch.
Apple bëri të ditur se do të nisë të publikojë të dhëna për kostot e shitjes për biznesin e shërbimeve, një tregues i rëndësishëm për aktivitetin e nënshkrimeve, por investitorët reaguan negativisht.
Për tremujorin e tretë, Apple gjeneroi 62.9 miliardë dollarë të ardhura dhe 2.91 të ardhura për aksion, duke thyer projeksionet. Apple shiti 46.9 milionë iPhone në tremujorin e tretë, poshtë projeksioneve.
Megjithatë, çmimi mesatar i iPhone qëndroi në 794 dollarë, sipër vlerësimeve. Tim Cook tha se efektet negative nga kursi i këmbimit do të arrijnë në 2 miliardë dollarë.
Megjithatë, ai shtoi se është i kënaqur me performancën në Kinë, ku të ardhurat u rritën me 16% në 11.4 miliardë dollarë. Të ardhurat nga shërbimet, që përfshijnë iCloud, App Store dhe Apple Music, arritën në 10 miliardë dollarë.
Të ngjashme
Të tjera nga Autotech
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria













