Autotech
Pse kanë rënë shitjet e veturave të reja në BE
Shitjet e veturave të reja në Bashkimin Evropian kanë rënë 1,6%, në bazë vjetore, në nëntë muajt e parë të vitit 2019, sipas të dhënave të industrisë.
“Nga janari deri në shtator u regjistruan 11,8 milionë automjete të reja”, deklaroi Shoqata Evropiane e Prodhuesve të Automjeteve (ACEA) në buletinin e saj mujor.
Në pesë tregjet kryesore të BE-së, kërkesa u rrit vetëm në Gjermani me 2,5%, transmeton ATSH.
Shitjet ranë me 7,4 % në Spanjë, 2,5 % në Britaninë e Madhe, 1,6 % në Itali dhe 1,3 % në Francë, përcjell albinfo.ch.
“Në shtatorin e vitit 2018 shitjet ranë ndjeshëm pas futjes së standardeve të reja të emetimit WLTP”, deklaroi ACEA.
Në periudhën janar-shtator, udhëheqësi i tregut evropian “Volkswagen” përfaqësoi një pjesë të shitjeve prej 24,3 %, të pandryshuar në krahasim me atë që kishte në të njëjtën periudhë të vitit 2018.
E-Diaspora
-
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” Një bisedë spontane dëshmoi se arbëreshët vazhdojnë ta ruajnë me krenari gjuhën dhe kulturën shqiptare.... -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse
Jeta në Zvicër
-
ETH Cyrih mbetet në mesin e 10 universiteteve më të mira në botë për të 12-in vit radhazi Universiteti zviceran renditet i teti në botë, ndërsa edhe disa institucione të tjera të arsimit të... -
Zvicra konfirmon shtyrjen e bisedimeve mes SHBA-së dhe Iranit -
Skandal në spitalet e Neuchâtelit: ngacmime psikologjike dhe seksuale në sallat e operacionit -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse -
Një i ri kosovar paguan për sigurimin e makinës deri 8000 franga më shumë se moshatari i tij zviceran













