Kosova
Pse largohen kosovarët nga vendi?
Migrimi për qëllime punësimi është në rritje të vazhdueshme, dhe ky është një realitet që tashmë ka prekur të gjitha komunat e vendit. Këtë e dëshmon edhe Agjencia e Përkrahjes së Punësimit në Kosovë.
Sipas drejtorit të kësaj agjencie, Bedri Xhafa, vetëm në tri katër vitet e fundit me ndërmjetësimin e kësaj agjencie më shumë se 300 të rinj janë larguar nga Kosova për të punuar në Gjermani.
Shpresa se në Kosovë nuk mund të sigurohet një vend i qëndrueshëm i punës pas përfundimit të studimeve, ka bërë që të rritet interesimi i të rinjve që të largohen nga Kosova. Bedri Xhafa, drejtor i Agjencisë së Përkrahjes së Punësimit në Kosovë, tregon se ka rritje te interesimit te të rinjtë për punësim jashtë vendit.
Sipas tij, kjo agjenci përmes institucioneve vendore dhe qeverisë gjermane, përgatit të rinjtë për tregun e punës, të cilët legalisht punësohen në Gjermani, raporton “Radio Kosova”.
“Këto 3-4 vitet e vendit kemi arrit që mbi 300 kosovarë që e kanë të përfunduar shkollën e mesme të mjekësisë, kanë shkuar në Gjermani për t’u shkolluar dhe aftësuar profesionalisht për tri vite radhazi, me komplet financimin e bartur nga punëdhënësi dhe pas tri vitesh diplomon. Mund të them se vlera tjetër e veçantë e këtij programi është që kandidati e ka lirinë e vendosjes çka mbas tri vitesh”, tha ai, përcjell albinfo.ch.
Johannes Floto, nga Kompania “Diakonia” në Vutenberg të Gjermanisë, është përgjegjës për punësimin ndërkombëtar. Floto, po ashtu është njëri nga donatorët e Agjencisë së Përkrahjes së Punësimit në Kosovë.
Ai tha për Radio Kosovën se kosovarët janë shumë punëtorë dhe kjo tregon se të dyja palët jemi të kënaqura.
“Kompania që ne ofrojmë punë është fillimisht ndihmësinfermier në shtëpi të pleqve, por kur të interesuarit fitojnë bursë falas pas studimeve, mund të zgjedhin kompaninë ku dëshirojnë të punojnë. Pra, ne jemi të interesuar qe të vazhdojmë më punësimin e të rinjve në Gjermani”, tha ai.
Se Gjermania ka nevojë për punëtorë, shpjegon edhe bashkatdhetari Hasan Qyqalla, i cili thotë se i është kërkuar nga një mik gjerman që t’i ndihmojë në gjetjen e të rinjve për punësim në shtëpi të pleqve në Gjermani.
“I kam sjell diku rreth 16 kontrata nga e njëjta firmë ….edhe pse është kjo dy dimensionale, sepse në njërën anë është e dhimbshme se i ndihmon procesit të shpërnguljes. Por, është në të vërtetë e dhimbshme nëse i sheh gjeneratat e reja pa punë, të cilët sillën gjithë ditën rrugëve si në mjegull, pa asnjë orientim”, tha ai.
Të rinjtë fillimisht mësojnë gjuhën gjermane, pastaj aplikojnë për bursë, që ofrohet falas nga Kompania “Diakonia”, ku pas përfundimit të studimeve ata janë të lirë të vendosin se ku do të punojnë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?












