CH-Ballkani
Pse ndodhin shumë krime në familjet shqiptare?
Për këtë vit, statistikat evidentojnë vetëm një femër si autore të krimit në familje, ndërsa në shtatë raste të tjera, krimet janë kryer nga meshkuj që kanë vrarë prindërit, bashkëshorten apo gjyshen
Kohët e fundit janë rritur krimet në familjet shqiptare. Sociologët e konsiderojnë si një fenomen që buron nga konfliktet e një modeli familjar paternalist, i cili duhet riparë nëse funksionon apo jo.
“Ata nuk pranojnë të lëshojnë territorin e pushtetit maskilist që kanë pasur mbi femrat, të çdolloj kategorie, qoftë gruaja, nusja e djalit, vajza, mbesa etj.. Kjo bën që ata të mendojnë se duhet të sundojnë ende”, thotë sociologu Gëzim Tushi, raporton “TCH”.
Për këtë vit, statistikat evidentojnë vetëm një femër si autore të krimit në familje, ndërsa në shtatë raste të tjera, krimet janë kryer nga meshkuj që kanë vrarë prindërit, bashkëshorten apo gjyshen, përcjell albinfo.ch
Psikologia klinike Besarta Taçi konsideron si rrënjë të problemit mosrespektimin e lirisë së individit, që sjell më pas mosmarrëveshje që mbivendosen, derisa kthehen në patologji. Por rezulton se shumë pak qytetarë pranojnë të trokasin në derën e një psikologu për konfliktet në çift.
“Pacientët shqiptarë arrijnë të kërkojnë ndihmë vetëm kur janë në një fazë përfundimtare, në një fazë tejet të vështirë dhe komplekse, e jo në një fazë të hershme kur është shumë e thjeshtë të ndërhysh edhe nga pikëpamja psikoedukative. Pra ndërhyrjet janë terapeutike e jo mbështetëse, por që fokusohet totalisht te zgjidhja e problematikës shëndetësore që paraqet personi”, shprehet Besarta Taçi.
Vrasjet në familje për vitin 2017
18 shkurt: Fatbardha Tora, 20 vjeç, vret bashkëshortin dhe veten.
4 prill: Irsid Curri, 23 vjeç, vret gjyshen dhe veten.
3 maj: Noc Tota, 70 vjeç, vret nusen e djalit.
7 maj: Beqir Xhilaj, 73 vjeç, vret gruan.
29 qershor: Leonisio Nika, 29 vjeç, vret prindërit.
24 korrik: Mirald Metallari, 21 vjeç, vret prindërit.
18 gusht: Tajar Kazanxhi, 70 vjeç, vret gruan.
19 gusht: Halil Lita, 70 vjeç, vret gruan dhe veten.
E-Diaspora
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje Bëhet e ditur se Baleti Kombëtar i Kosovës, do të realizojë edhe një paraqitje tjetër të...
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit
Jeta në Zvicër
-
Presidenti i SNB-së paralajmëron për goditje të mundshme inflacioni në Zvicër Ngjarjet globale vazhdojnë të kërcënojnë stabilitetin e çmimeve të Zvicrës, pavarësisht rekordit të fortë të vendit...
-
Gjashtë gjëra që duhet të dini për pagat në Zvicër
-
SNB, 58.8 miliardë fitim neto në tremujorin e parë
-
Konsumatorët zviceranë kanë më shumë para, por më pak fuqi blerëse
-
Migros do të sjell hamburgerë të rinj, zviceranët skepitkë