Lajme
Pse po sulmohen strehimoret në Gjermani?
Shumica e veprave penale kanë motive raciste.
Referuar vitit 2022, në Gjermani është rritur numri i sulmeve ndaj strehimoreve të azilit, përcjell albinfo.ch.
Në vitin 2022 ka pasur 221 sulme kundër strehimoreve të azilantëve, sulme fizike si edhe dëmtime materiale. Një rritje kjo 73% krahasuar me një vit më parë. Këto janë të dhëna paraprake të Ministrisë së Punëve të Brendshme në përgjigjen ndaj kërkesës së grupit parlamentar E Majta, të cilat i ka publikuar gazeta gjermane “Neue Osnabrücker Zeitung”. Me gjithë rritjen e ndjeshme të sulmeve ndaj stehimoreve të azilit, shifrat janë më të ulëta se në vitin e krizës së refugjatëve, 2015. Atë vit u regjistruan 1047 sulme ndaj qendrave ku jetonin refugjatët.
Autoritetet kanë regjistruar gjithashtu edhe 1248 sulme ndaj azilkërkuesve dhe refugjatëve jashtë strehimoreve të azilkërkuesve, pak a shumë sa vitin e kaluar, ku ishin denoncuar 1259 raste. Sipas statistikës, çdo ditë sulmohen në Gjermani tre azilkërkues. Shumica e veprave kryhen nga ekstremistë të djathtë.
Ky është viti i parë që nga viti i krizës 2015, ku është shënuar një rritje e sulmeve kundër azilkërkuesve. Si arsye për këtë konsiderohen heqja e masave kundër Coronës si edhe numri i lartë i ardhjes së refugjatëve. Vitin e kaluar në Gjermani erdhën dukshëm më shumë refugjatë edhe për shkak të luftës në Ukrainë. Në vitn 2022 erdhën 218.000 azilkërkues, aq sa në vitin 2016. Këtyre u shtohen afër 1 milion ukrainas që erdhën pas agresionit rus kundër Ukrainës.
Ekspertja për refugjatët e grupit parlamentar E Majta, Clara Bünger, u shpreh mjaft e shqetësuar pas bërjes publike të shifrave. “Refugjatët që kërkojnë siguri dhe mbrojtje këtu, ndeshen me frikën dhe pasigurinë”, tha ajo për gazetën gjermane. Bünger kujtoi trazirat e dhunshme kundër një strehimoreje të azilit në vitin 1992 në Rostock-Lichterhagen, të cilat zgjatën katër ditë, duke pyetur: “Duam ne të presim derisa të përsëritet Rostock-Lichterhagen?”
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Düsseldorf organizon mbrëmje letrare me autoren Jehona Kicaj U prezantua romani debutues “ë”, i cili është përfshirë në listën e ngushtë të “Deutscher Buchpreis... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, humb jetën një 19-vjeçar nga Kosova -
Mehas Alija: “I marrim seriozisht këto shqetësime, janë pjesë e debatit demokratik” -
Francë
Në Francë mbahet edicioni i tretë i Ekselencës Sipërmarrëse të Diasporës Frankofone -
Teatri “Mërgimtari” nga Kroacia sjell në Shqipëri shfaqjen “Kukulla”
Jeta në Zvicër
-
Përse Zvicra është vendi më i mirë në botë për emigrantët Me 86 nga 100 pikë të mundshme, Zvicra kombinon një mjedis të qëndrueshëm ekonomik, arsim të... -
Rritet pesimizmi financiar në Zvicër -
Çmimet e naftës: Këshilli Federal refuzon ndërhyrjen -
Kompanitë në Indeksin e Tregut Zviceran lëshojnë 663 milionë ton CO2 -
Crans-Montana: Një i dyshuar bashkëpunon me drejtësinë










