Lifestyle
Pse qau Elvana Gjata në koncertin e fundit në Zvicër?
Kishte vetëm pak orë që ishte publikuar bashkëpunimi i fundit i Elvana Gjatës me Capital T, “Fustani” kur Elvana u ngjit në skenë në Zvicër, me rastin e ‘Alba Festival’ – koncert në të cilin morën pjesë dhjetëra këngëtarë që shqiptarë nga Shqipëria, Kosova e diaspora.Pothuaj para çdo koncerti, Elvana dhe stafi i saj mund të “parashikojnë” çfarë do të ndodhë ku, por këtë herë, gjithçka doli përtej parashikimeve. Aq sa Elvana nuk e përmbajti dot emocionin e madh. Çfarë ndodhi?
Prej kohësh, Elvana trajnohet me Albi Nakon para çdo klipi të ri apo një koncerti, në mënyrë që të krijojë një performancë më të plotë në skenë. Koreografi i njohur e shoqëron shpesh këngëtaren me grupin e tij duke u bërë kështu dëshmitar i shumë skenave që i ndodhin këngëtares. Si këtë herë…
Siç rrëfeu Albi sot, nga studio “Rudina”, ai është në prapaskenat e koncerteve të Elvanës bashkë me grupin e baletit, por në Zvicër, diçka i bëri përshtypje më shumë se të tjerat: “Ajo që më bëri përshtypje në Zvicër këtë herë ishte pritja ejashtëzakonshme e publikit për Elvanën. i kaloi të gjitha pritshmëritë, e pabesueshme. As Elvana vetë nuk e besonte, ndaj edhe u emocionua shumë: “Ajo çfarë më bëri përshtypje në Zvicër ishte pritja e publikut për Elvanën, e kthyen tri herë. Pati një sukses të jashtëzakonshëm, prandaj qau Elvana atje”, – tha Albi duke vlerësuar talentin e këngëtares shqiptare.
E-Diaspora
-
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës Mustafa: Osmani s’po e mban anën e Kushtetutës, takimet me diasporën janë të mira, por jo... -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dallime të mëdha çmimesh në vendpushimet e skive Biletat e skive shënojnë rritje në vitin 2026... -
FSO: Pabarazi në punësim mes migrantëve dhe vendasve -
Paga mesatare në Gjenevë mbetet mbi mesataren kombëtare zvicerane -
Shpikja e celofanit u bë nga kimisti zviceran -
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar











