Lajme
Pse shkrirja e akullnajave ndikon tek të gjithë?
Akullnajat alpine mund të zhduken deri në fund të shekullit
Pasojat do të ndihen jo vetëm në malet e Zvicrës, por në gjithë Evropën.
Që akullnajat po shkrihen nuk është asgjë e re: që nga viti 1850 vëllimi i akullnajave alpine është ulur me rreth 60%. Megjithatë, ajo që është befasuese është ritmi me të cilin “gjigantët” alpinë po tkurren, përcjell albinfo.ch.
“Tërheqja e akullnajave po përshpejtohet”, thotë Daniel Farinotti, një glaciolog në institutin federal të teknologjisë ETH Cyrih dhe anëtar i komitetit drejtues të GLAMOS, rrjeti zviceran i monitorimit të akullnajave.
Një studim i publikuar këtë verë arrin në përfundimin se akullnajat zvicerane humbën gjysmën e vëllimit të tyre midis 1931 dhe 2016 dhe një 12% të mëtejshëm midis 2016 dhe 2021.
Viti 2022 ishte i jashtëzakonshëm. Ekzistojnë në thelb tri arsye për tërheqjen e fortë të akullnajave këtë vit, sipas ekspertëve. Njëra është reshjet e pakta të borës në dimër dhe pranverë. Një tjetër është rëra nga shkretëtira e Saharasë që shpërtheu deri në Zvicër midis marsit dhe majit dhe u depozitua në akull dhe borë. Bora e kontaminuar thithi më shumë energji diellore dhe shkrihej më shpejt. Së fundi, vala e jashtëzakonshme e të nxehtit të verës rezultoi në temperatura rekord edhe në lartësi të mëdha.
Vera e vitit 2022 ishte e dyta më e ngrohta në Zvicër që nga fillimi i matjeve në 1864. Më 25 korrik, linja zero gradë – lartësia në të cilën temperatura shkon në minus – u regjistrua në një lartësi prej 5,184 metrash. Rekordi i mëparshëm (5,117 metra) ishte më 20 korrik 1995, përcjell tutje albinfo.ch.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria











