Kuriozitete
Pse shkurti ka më pak ditë
Mbreti romak zgjodhi shkurtin që të mbante numrin e “tersit” dhe si muajin që do të përzgjidhej për të nderuar të vdekurit
Në kalendarin modern Gregorian çdo muaj ka të paktën 28 ditë.
Ky numër është përzgjedhur të rrumbullakoset në 30, përveçse për muajin shkurt.
Ndërkohë që çdo muaj i vitit konsiston në minimalisht 30 ditë, shkurti ka 28 ditë dhe 29 ditë një herë në 4 vjet. Pra, pse kalendari më i përdorur në botë është i paqëndrueshëm në “shpërndarjen” e ditëve mes muajve? “Faji” bie mbi idetë supersticioze romake.
Paraardhësi më i vjetër i kalendarit Gregorian, kalendari i parë romak, kishte një ndryshim të dukshëm në strukturë, krahasuar me variantet e mëvonshme; përbëhej nga 10 muaj. Në mënyrë që kalendari të sinkronizohej plotësisht me vitin hënor, mbreti romak Numa Pompilius shtoi muajin janar dhe shkurt në 10 mujorin origjinal.
Paraprakisht, kalendari ka pasur 6 muaj nga 30 ditë dhe 4 muaj nga 31 ditë, me një total prej 304 ditësh, transmeton Scan.
Gjithsesi, Numa dëshironte të shmangte numrat “ters” në kalendarin e tij, pasi besëtytnia romake asokohe mbështetej te ideja se edhe numrat janë fati ose tersi. Ai hoqi nga një ditë nga çdo muaj 30 ditor për t’i bërë me 29 ditë, përcjell albinfo.ch.
Viti hënor konsiston në 355 ditë (354.367, por 354 do të bënte që i gjithë viti të ishte ters) dhe rrjedhimisht do të kishte një “tepricë” prej 56 ditësh të mbetura. Në fund, të paktën një muaj nga 12 në total do të mbetej me një numër “tersi” ditësh. Kështu, mbreti romak zgjodhi shkurtin që të mbante numrin e “tersit” dhe si muajin që do të përzgjidhej për të nderuar të vdekurit.
Përpos ndryshimeve të mëvonshme në kalendar, alternimit të mbretit Numa në ndarjen me interval të muajit shkurt dhe “vitin e Brishtë”, shkurti me 28 ditë dhe me 29, një herë në 4 vite i ka “rezistuar” kohës!
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar Në vitin e ri, Skoda, Volvo dhe Kia po bëjnë një fillim të shkëlqyer në Zvicër... -
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër?













