Lajme
PTK-ja për “bakshishe” mbi pesë milionë euro
Menaxherët e korporatës publike të telekomunikimeve, përveç pagave të majme që marrin, shpërblehen nga dy herë në vit edhe me bonuse, vlera e të cilave për një zyrtar të lartë shkon në mijëra euro. Postë-Telekomi i Kosovës në shpërndarjen e bonuseve për punonjësit e saj ka shpenzuar mbi pesë milionë euro që nga viti 2007, kur ka nisur dhënia e “bakshisheve” për ta.
Raporti financiar i PTK-së për vitin 2008 përshkruan se këtë vit vetëm në shpërndarjen e bonuseve ishin shpenzuar 2 milionë e 700 mijë euro.Nga kjo shumë 1.2 milion euro ishin bonuse që ishin dashur të shpërndaheshin në vitin 2007, por që janë dhënë në vitin 2008. Përveç bonuseve, raporti financiar i vitit 2008 përshkruan se gjatë atij viti ishin dhënë 109 mijë euro si kompensime për drejtorët e shefat ekzekutivë të ndërmarrjes së Postë-Telekomit.
Po në këtë raport specifikohet se një vit më herët, më 2007, për të njëjtën gjë ishin shpenzuar 111 mijë euro, shkruan Koha Ditore.Ndërkaq, në vitin 2009 korporata e Postë-Telekomit për bonuse të punëtorëve shpenzoi një shumë prej 1 milion e 800 mijë eurosh. Kjo korporatë ende nuk e ka të përfunduar raportin financiar për vitin 2010 por, sipas kryeshefit ekzekutiv të saj, Shyqyri Haxha, pasi që ka vazhduar rritja e afarizmit të ndërmarrjes edhe vlera totale e bonuseve duhet të sillet atypari si në vitin 2009.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB Kantoni i Gjenevës po merr fitime të papritura nga banka qendrore. Banka Kombëtare Zvicerane do ta... -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana














