Sport
Publikohet agjenda e Shqipërisë
Trajneri i Shqipërisë Gianni De Biasi dhe Federata Shqiptare e Futbollit, kanë bërë publike agjendën e skuadrës kombëtare gjatë periudhës së përgatitjeve dhe gjatë Evropianit Francë 2016, shkruan “FSHF.org”, përcjell abinfo.ch.
Sipas një plani të detajuar, është vendosur që skuadra të grumbullohet në datë 23 maj në Austri, ku do të zhvillojë një minifazë përgatitore në Badwaltersdorf. Me datë 29 maj, kombëtarja do të zhvillojë miqësoren e parë kundër Katarit, po në Austri.
Më pas kombëtarja me datë 2 qershor do të niset për në Itali, ku do të zhvillojë në Bergamo miqësoren e dytë në “Attleti Azzurri”, kundër Ukrainës. Më datë 6 qershor kombëtarja shqiptare niset nga aeroporti i Bergamos për në Peros Guirec të Francës ku do të qëndrojë gjatë gjithë periudhës së Evropianit. Në këtë qytet do të jetë rezidenca zyrtare e kombëtares së futbollit.
Një ditë përpara tre ndeshjeve, ekipi kombëtar do të udhëtojë nga aeroporti “Lammion”, drejt destinacioneve Lens, Marsejë dhe Lion, pra me datë 10, 15 dhe 19 qershor. Për t’u kthyer në Peros Guierec, menjëherë pas përfundimit të ndeshjeve.
Ja, agjenda e plotë, me oraret e stërvitjes dhe konferencave për shtyp të futbollistëve dhe trajnerit De Biasi:
agjenda
E-Diaspora
-
Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar Zvicra dorëzon në Kosovë të dyshuarin e kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar... -
Policja e parë e graduar e Kosovës diplomohet në Akademinë Kombëtare të FBI-së -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës
Jeta në Zvicër
-
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 Siç ishte njoftuar më parë, operatori Swisscom do të ndërpresë përdorimin e teknologjisë 3G deri në... -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA












