Lajme
“Shkolla Shqipe në Kantonin e St. Gallenit, vatër e bashkimit kombëtar”, libër i mësuesit Vaxhid Sejdiu
Autori Vaxhid Sejdiu në 500 faqet e këtij libri sjell historikun e shkollës shqipe të këtij kantoni, me të dhëna të rëndësishme historike dhe kombëtare që përfshin një periudhë rreth 30-vjeçare
Me rastin e 30-vjetorit të Shkollës Shqipe në Kantonin e St. Gallenit, mësuesi Vaxhid Sejdiu u bëri një dhuratë nxënësve, kolegëve dhe prindërve në prag të festës së 7 Marsit, duke u dhuruar një libër që përfshin 30 vjet pune dhe aktiviteti kombëtar në kuadër të shkollave shqipe të këtij kantoni, por edhe më gjerë.
Autori në 500 faqet e këtij libri sjell historikun e shkollës shqipe të këtij kantoni, duke sjellë para lexuesit një libër me të dhëna të rëndësishme historike dhe kombëtare. Aty lexuesi ka mundësi të takojë aktivitetet e nxënësve të shkollave shqipe, mësuesit dhe përkushtimin e tyre, shkollat ndër vite në nivel kantoni, nxënësit e shkollave shqipe që sot janë studentë të Universiteteve prestigjioze në Zvicër, veprimtarët e shkollave shqipe etj.
Ky libër është një përpjekje për të prezantuar ardhjen, organizimin dhe angazhimin e shqiptarëve në Kantonin e St. Gallen-it të Zvicrës, me theks të veçantë hapjen e pikave shkollore dhe përpjekjet për ruajtjen e gjuhës shqipe.
Në dhjetë kapitujt e librit janë trajtuar përpjekjet e mërgimtarëve shqiptarë në Kantonin e St. Gallen-it nga iniciativat individuale për hapjen e shkollave shqipe, duke vazhduar me Shoqatën “Motrat Qiriazi”, Lidhjen Kantonale të Prindërve Shqiptarë “LPSH.”, Lidhjen Kantonale të Arsimtarëve “LASH” dhe deri te formimi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e St. Gallen-it.
Janë trajtuar me kujdes të gjitha fazat e zhvillimit të shkollës shqipe në nivel kantonal si dhe bashkëpunimi i LAPSH-it kantonal me shkollat e tjera apo me kantonet e tjera. Duke e shfletuar librin nga faqja e parë deri në faqen e fundit, vijmë në përfundim se autori ka të drejtë kur konstaton se “Shkolla Shqipe në Kantonin e St. Gallenit është vatër e bashkimit kombëtar”./Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër Ndërsa çmimi i benzinës pa plumb 95 është rritur me 5 centimë që nga e mërkura,... -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave -
Qeveria zvicerane pezullon eksportet e armëve në SHBA -
Patentat digjitale të drejtimit mund të bëhen normë në Zvicër -
Çfarë duhet të dini ndërsa linjat ajrore evropiane anulojnë qindra fluturime












