Tematike
Publikohet lista e 300 zviceranëve më të pasur: Cilët janë ata!
Ata kanë, së bashku 850 miliardë franga. Kjo korrespondon pothuajse saktësisht me PBB-në e Zvicrës, ose Produktin e Brendshëm Bruto
Lista e re e “300 njerëzve më të pasur në Zvicër” që publikohet tradicionalisht nga revista e biznesit “Bilanz” jo vetëm që thyen rekorde me një pasuri totale prej 850 miliardë frangash, por gjithashtu sjell në qendër të vëmendjes disa emra të panjohur më parë.
850 miliardë franga – me çfarë krahasohet kjo?
Kjo korrespondon pothuajse saktësisht me PBB-në (Bruto Produktin) e Zvicrës, ose Produktin e Brendshëm Bruto, transmeton albinfo.ch. Kjo është vlera e tregut e të gjitha mallrave dhe shërbimeve të prodhuara në Zvicër gjatë një viti. Vitin e kaluar, për shembull, PBB-ja ishte 854 miliardë franga. Një krahasim tjetër mund të bëhet me sistemin zviceran të pensioneve: Pasuria e këtyre 300 individëve më të pasur në Zvicër përfaqëson rreth dy të tretat e totalit të aseteve në shtyllën e dytë të sistemit zviceran të pensioneve, shkruan srf.ch.
Këto shuma janë rritur ndjeshëm vitet e fundit. Lista e parë e tillë, e botuar në vitin 1989, përfshinte 100 njerëzit më të pasur në Zvicër. Së bashku, ata arrinin në “vetëm” 66 miliardë ose pesë herë më pak se PBB-ja e asaj kohe e vendit.
Që nga viti i kaluar, lista ka pësuar disa ndryshime. Çfarë bie në sy?
Familja Blocher është humbësja më e madhe, nëse mund të thuhet kështu. Ata janë ende në listë, por për herë të parë në vite, nuk janë më midis 10 më të pasurve, përcjell albinfo.ch. Kjo për shkak se aksionet e EMS-Chemie të Magdalena Martullo-Blocher (vajza e Blocherit) kanë humbur vlerë të konsiderueshme. Sipas Bilanz-it, bëhet fjalë për rreth 1 miliard franga zvicerane.
Është gjithashtu e dukshme se shumë nga “prurjet e reja” në listë vijnë nga Norvegjia.
Pse Norvegjia?
Në vitin 2021, qeveria norvegjeze pati dyfishuar normën e taksës për pasuritë e mëdha. Që atëherë, shumë individë të pasur dhe trashëgimtarët e tyre janë zhvendosur në Zvicër.
Kjo është lista e 10 më të pasurve në Zvicër
1 Gérard Wertheimer: Mallra luksoze, modë, pasuri të paluajtshme, verëra: 33-34 miliardë CHF
2 Familjet Hoffmann, Oeri dhe Duschmalé: Farmaceutikë: 30-31 miliardë CHF
3 Andrea Pignataro: Të dhëna financiare, softuer, hotele: 27-28 miliardë CHF
4 Familja Aponte: Transporti detar, spitale: 24-25 miliardë CHF
5 Familja Safra: Banka, investime, pasuri të paluajtshme 24-25 miliardë CHF
6 Klaus-Michael Kühne: Transporti, farmaceutikë, hotele: 21-22 miliardë CHF
7 Familja Bertarelli: Investime, farmaceutikë, bioteknologji, pasuri të paluajtshme: 17-18 miliardë CHF
8 Familja Jorge Lemann: Birrë, ushqim i shpejtë, investime: 16-17 miliardë CHF
9 Andrey Melnichenko: Kimikate, plehra, qymyr: 15-16 miliardë CHF
10 Familjet Schindler dhe Bonnard: Ashensorë, Shkallë lëvizëse: 15-16 miliardë CHF
E-Diaspora
-
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” Një bisedë spontane dëshmoi se arbëreshët vazhdojnë ta ruajnë me krenari gjuhën dhe kulturën shqiptare.... -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse
Jeta në Zvicër
-
SVP nuk heq dorë nga kufizimi i emigracionit pas humbjes në referendum SVP nuk tërhiqet: Kufizimi i emigracionit mbetet prioritet... -
Vizita falas për të moshuarit në Cyrih për t’i mbrojtur nga temperaturat ekstreme -
Çfarë çoi në anulimin e bisedimeve SHBA–Iran në Zvicër? -
Vendim i pazakontë në Zvicër: Dalja për në tualet mund të mos llogariten si orë pune -
ETH Cyrih mbetet në mesin e 10 universiteteve më të mira në botë për të 12-in vit radhazi











