Kultura
Publikohet traileri i filmit “Martesa”
“Pos meritave dramatike dhe veçantisë së temës së trajtimit, filmi na sjell një dimension social dhe një perspektivë të kinemasë që ka nevojë për më shumë eksplorim”
Është publikuar traileri zyrtar i filmit të metrazhit të gjatë, “Martesa”, i regjisores kosovare, Blerta Zeqiri. Filmi, i cili premierën zyrtare do ta ketë më 28 nëntor në festivalin ndërkombëtar të filmit në Estoni, në role kryesore sjell aktorët: Adriana Matoshi, Alban Ukaj dhe Genc Salihun. Filmi flet për një trekëndësh dashurie pranë dhe gjatë një martesetransmeton albinfo.ch.
Në film paraqiten situatat, me të cilat përballet ky çift menjëherë pas përfundimit të luftës. Bekimi dhe Anita gjenden në një ngjarje të dhimbshme, ku janë gjetur mbetje nga varrezat masive. Prindërit e Anitës janë të zhdukur dhe çifti është gati për martesë. Çifti, i kthyer në Prishtinë, e takon Nolin, muzikantin që jeton në Francë. Ai ka qenë shoku i ngushtë i Bekimit, ndërsa ata nuk e kanë parë njëri-tjetrin për dy vjet.
“Pos meritave dramatike dhe veçantisë së temës së trajtimit, filmi na sjell një dimension social dhe një perspektivë të kinemasë që ka nevojë për më shumë eksplorim”, shkruan kritiku, Vassilis Economou.
https://www.facebook.com/
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100











