Kosova
Pulla postare “Shenjtërimi i Nënës Terezë”, më e bukura në botë
Në prani të përfaqësuesve ndërkombëtarë nga vende të ndryshme, çmimi për pullën më të bukur i është dorëzuar Kryeshefit Ekzekutiv, Sejdi Hoxha
Pulla postare “Shenjtërimi i Nënës Terezë”, është zgjedhur më e bukura në botë, e tematikës religjioze, nga juria Çmimi Ndërkombëtar i Arteve të Filatelisë “Saint Gabriel”.
Nga ceremonia
Në Verona të Italisë, të dielën, është mbajtur një ceremoni e veçantë për t’i ndarë këtë shpërblim Postës së Kosovës. Kjo pullë postare është lëshuar në qarkullim vitin e kaluar, në prag të shenjtërimit të Nënës Terezë nga Papa Françesku.
Në prani të përfaqësuesve ndërkombëtarë nga vende të ndryshme, çmimi për pullën më të bukur i është dorëzuar Kryeshefit Ekzekutiv, Sejdi Hoxha. Ai ka falënderuar jurinë ndërkombëtare dhe të gjithë të pranishmit, duke theksuar se ky çmim është një lajm i mirë jo vetëm për Postën e Kosovës, por edhe për të gjithë qytetarët e vendit tonë.
“Ne jemi shumë krenarë për këtë shpërblim, ashtu siç jemi krenarë me Shën Terezën”, citohet të ketë thënë Hoxha.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
12 kilometra bllokim trafiku para tunelit Gotthard Trafiku i kthimit drejt veriut çon në një bllokim të gjatë trafiku përpara portalit jugor të... -
Emigrantët e Magrebit dhe krimi në Zvicër: Kantonet ngrenë alarmin -
Një kompani zvicerane e qumështit sfidon krizën energjetike -
Rritja e çmimeve në Cyrih: Apartament me 1 dhomë për 3000 franga -
Niset peticioni për të vazhduar prodhimin e Aromat në Zvicër













