Bota
Punësimi i emigrantëve: gjermanishtja, si kusht
Ligji i ri për fuqinë punëtore, i miratuar nga kabineti gjerman, hyn në fuqi ne 1 janar 2020. Risi kryesore e tij ishte barazimi i personave me shkollim profesional me ata me universitet, në një kohë kur mbërritja e fuqisë punëtore në vend lidhej më se shumti me ata që kishin kryer studime universitare.
Lehtësimi i dytë ishte heqja e verifikimit të prioritetit; tani nuk kontrollohet më nëse për një vend pune ka një kandidat gjerman apo nga BE-ja.
Por ndërkohë, ekziston dhe një e re tjetër që mund të shihet si vështirësim, sepse kërkohet e certifikuar njohja e gjuhës gjermane si kriter për punën apo për ekuivalentimin e diplomave profesionale të huaja.
“Pra, dy lehtësime dhe një vështirësim”, thotë ekspertja e ligjeve, Carola Burkert. Ndërsa shpresohej një zbatim i shpejtë i ligjit të aprovuar nga ekzekutivi, ai nuk do të hyjë në fuqi përpara janarit të vitit të ardhshëm, shkruan TCH, përcjell albinfo.ch.
Kjo vonesë, sipas Burkert, ka arsyet e saj, duke nisur nga fakti qe zbatimi i ligjit kërkon adoptim të madh të rregulloreve e neneve të lidhura me të.
Shkaku i dytë lidhet me Rregulloren e Ballkanit Perëndimor, sepse duhet që të përgatitet administrata. Një ndër sfidat kryesore konsiderohet pikërisht shtimi i kërkesave për vizë. Megjithatë sipas ekspertes, mund të ketë edhe procedurë të përshpejtuar: Në rast se një punëdhënës paguan një shumë të caktuar dhe arsyeton perse nevojitet një procedim i tillë, atëherë ky i fundit aktivizohet me afate të caktuara.
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër? -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit














