Kosova
Punëtorët e ‘Call Center’ nëpër Kosovë paguhen mbi 1000 euro
"Call Center” llogaritet të jetë puna më fitimprurëse në Kosovë
Po ashtu janë bizneset që shpallin më së shumti vende të lira pune në Kosovë. Kurse, pagat mesatare të punëtorëve në to janë nga 700 deri në 1600 euro.
Mbi 1400 persona që punojnë në qendrat e thirrjeve (Call Center) në Kosovë kanë pagë nga 700 deri në 1600 euro neto, sipas të dhënave që Instituti GAP i ka publikuar të enjten bazuar në të dhënat e Administratës Tatimore të Kosovës.
Në këtë sektor zyrtarisht në vitin 2021 kanë qenë të punësuar 1921 persona.
Prej tyre mbi gjysma kanë paga mbi 1000 euro neto.
Sipas Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës, përgjatë 8 vjetëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 272 biznese të llojit Call Center.
Shumica e këtyre bizneseve funksionojnë në Prishtinë, në qytetin e Vushtrrisë, disa janë aktive në Fushë-Kosovë, Pejë dhe Obiliq.
Call Center është bërë biznes mjaft i përfolur në Kosovë për shkak të shumë shpalljeve për vende të lira të punës.
Sipas të dhënave të ARBK-së, trendi i tyre ka shënuar rritje. Ndërkaq thirrjet bëhen kryesisht në vendet jashtë Kosovës, ato gjermanishtfolëse dhe funksioni i tyre është marketing ose shitje.
Sektori i “Call Center” në Kosovë në disa raste ka qenë cak i intervenime policore për shkak të dyshimeve për mashtrim.
Vitin e shkuar policia gjermane, në bashkëpunim me atë kosovare, kryen bastisje në disa qendra të thirrjeve në gjithë vendin, duke ngrirë miliona euro e duke arrestuar dhjetëra persona.
Paga mesatare neto sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në vitin 2021 ka qenë 432 euro, pra në qendra të thirrjeve shumica e punëtorëve fitojnë dyfishin e pagës mesatare.
Çmimet e produkteve të konsumit në muajin prill, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, janë rritur për 11.2 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar./monitor
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Katër miliardë franga në shpenzime mjekësore “të pajustifikuara” në vit Kohëzgjatje e shtuar e konsultimeve, gabime, dublikime apo edhe mashtrime: çdo vit, profesionistët e shëndetit kërkojnë... -
Gjeneva propozon pagesa për vreshtarët për të shmangur humbjen e vreshtave të saj -
Aeroporti Basel-Mulhouse me tetë destinacione të reja për verën -
Çmimet e karburantit vazhdojnë të rriten në Zvicër -
Testet zbulojnë nivel të lartë të PFAS në qumështin e Appenzell Ausserrhoden











