Kosova
Punëtori gjilanas, mesazh politikanëve: Mos e kërkoni votën time
Me disa gërshërë në dorë ai bën kilometra të tëra duke i larguar barishtet e panevojshme nga trotuaret e qytetit. Ai është punëtor i “Eko Higjienës
Avdyl Ibishi nga Gjilani për çdo mëngjes kujdeset që rrugët e qytetit të Gjilanit të duken të pastra. Ndonëse ka nevoja të veçanta, Avdylit nuk i pengon karroca në të cilën gjendet tash e disa vjet që ta bëjë Gjilanin të duket bukur. Por kushtet e punës ai nuk i ka të mira. I dëshpëruar me klasën politike është Avdyli. Kësisoj ai ka përçuar mesazh që asnjëri nga politikanët të mos e kërkojë votën e tij.
Me disa gërshërë në dorë ai bën kilometra të tëra duke i larguar barishtet e panevojshme nga trotuaret e qytetit. Ai është punëtor i “Eko Higjienës”. Në këtë kompani punon qe katër vjet.
Por i dëshpëruar Avdyl Ibishi po duket të jetë me klasën politike në Kosovë. Thotë se me këto kushte të punës me të cilat ai përballet çdo ditë, asnjëri nga politikanët të mos e kërkojë votën e tij.
“4 vjet pa asnjë një ditë pushim, a thua se kush guxon të ma kërkojë votën më 6 tetor. Avdil Ibishi, punëtor i ‘Eko higjienës’, Gjilan”, ka shkruar Ibishi në Facebook, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran













