Bota
Putin provokon Perëndimin: Gazi rus tani duhet të paguhet në rubla
Nga ky veprim i Rusisë janë prekur “shtetet jomiqësore" ndaj Rusisë, ku hyn Zvicra dhe të gjitha vendet e BE-së, si dhe SHBA-ja, Kanadaja dhe Britania e Madhe etj.
Në të ardhmen, klientët në Gjermani dhe vende të tjera të BE-së do të duhet të paguajnë në rubla për dërgesat e gazit nga Rusia. Presidenti rus, Vladimir Putin, ka udhëzuar qeverinë e vendit të tij të ndalojë pranimin e pagesave në dollarë ose euro, transmeton albinfo.ch.
Dërgesat do të vazhdojnë të jenë plotësisht të garantuara, siguroi shefi i Kremlinit në një video-konferencë të qeverisë që u transmetua në televizionin shtetëror. Pagesa për mallrat ruse në valutë të huaj ka humbur kuptimin e saj.
Nga ky veprim i Rusisë janë prekur “shtetet jomiqësore” që Rusia i ka futur në listën e zezë, shkruan srf.ch. Këtu përfshihen Zvicra dhe të gjitha vendet e BE-së, por edhe SHBA-ja, Kanadaja dhe Britania e Madhe.
Njoftimi ka forcuar menjëherë monedhën ruse, e cila është nën presion masiv.
Banka qendrore dhe qeveria ruse kanë tani një javë kohë për të përcaktuar modalitetet për kalimin nga pagesat e këmbimit valutor në pagesat në rubla, tha Putin, trannsmeton albinfo.ch.
Vetë Perëndimi ka zhvlerësuar monedhat e tij duke ngrirë asetet ruse jashtë vendit, ka thënë Putin.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
OKB: Dekada më e nxehtë në histori është konfirmuar Organizata Botërore Meteorologjike (WMO) ka konfirmuar se dekada e fundit ka qenë më e nxehta e... -
Rritet kriminaliteti në Graubünden -
Personat që nuk paguajnë gjobat në Gjenevë nuk do të shkojnë në burg -
SBB zgjeron shërbimin e rezervimit të ulëseve -
Debat në Zvicër për ndihmën ndaj viktimave pas tragjedive në Kerzers dhe Crans-Montana













