Lajme
Putin thotë se Moska është gati për bisedime
Presidenti Vladimir Putin pretendoi se Rusia është gati për bisedime për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, megjithëse ndërkohë ky vend po përballet me sulme të mëtejshme nga forcat ruse – një shenjë e qartë kjo se paqja nuk është e afërt.
Presidenti rus tha gjatë një interviste televizive, pasazhe të së cilës u qarkulluan pasditen e së dielës, se Rusia është “e përgatitur për të negociuar disa kushte të pranueshme për të gjithë pjesëmarrësit në këtë proces”.
Ai tha se “nuk jemi ne që refuzojmë bisedimet, por janë ata”, diçka që Kremlini e ka përsëritur gjatë muajve të fundit, ndërkohë që sulmi 10-mujor i forcave ruse vazhdon të humbasë intensitetin.
Presidenti Putin përsëriti gjithashtu se Moska “nuk ka zgjidhje tjetër” dhe se beson se Kremlini “po lëviz në drejtimin e duhur”.
“Po mbrojmë interesat tona kombëtare, interesat e qytetarëve tanë, të popullit tonë”, tha ai.
Komentet e zotit Putin vijnë ndërkohë që vazhdojnë sulmet në Ukrainë. Alarmi për sulme ajrore u dëgjua në mbarë vendin dy herë vetëm gjatë ditës së diel, dhe tri raketa goditën pasdite qytetin Kramatorsk në rajonin pjesërisht të pushtuar Donetsk, njoftuan zyrtarët lokalë./VOA
E-Diaspora
-
Samiti IV-të i Diasporës Shqiptare në Tiranë, 14–15 prill 2026 Rreth 2.26 milionë shqiptarë jetojnë aktualisht jashtë vendit të lindjes, duke përbërë një prani të konsoliduar... -
Nis në Itali gjyqi për vdekjen e kosovares 24-vjeçare -
Bashkatdhetarë nga diaspora mblidhen para Speciales për të ndjekur deklaratën përmbyllëse të mbrojtjes së Thaçit -
Austri
Ansambli “Hasan Prishtina” sjell festën e Pavarësisë së Kosovës në Austri -
Promovim libri: Ismail Syla “Ëndërr në zarf”
Jeta në Zvicër
-
Trump kritikon sërish Zvicrën Trump rikthen kritikat ndaj Zvicrës dhe përmend deficitin tregtar... -
Ushtria Zvicerane ndalon përkohësisht 238 tanke për shkak të defekteve teknike -
Zviceranët blejnë gjithnjë e më shumë jashtë vendit, pavarësisht masave qeveritare -
Frangu zviceran thyen rekorde të reja ndaj euros dhe dollarit -
Debat në Thurgau: A duhet bërë publike vendndodhja e radarëve të shpejtësisë?














