Lajme
Putin urdhëron forcat bërthamore të jenë në gjendje të lartë gatishmërie, reagon NATO
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar ushtrinë ruse të vendosë forcat e saj bërthamore në gatishmëri të veçantë, niveli më i lartë i gatishmërisë për Forcat Raketore Strategjike të Rusisë.
Duke folur me zyrtarë të lartë ushtarakë, përfshirë ministrin e Mbrojtjes, Sergei Shoigu, ai tha se vendet perëndimore kishin ndërmarrë veprime jomiqësore ndaj Rusisë dhe kishin vendosur sanksione të paligjshme, raporton BBC.
“Siç e shihni, jo vetëm që vendet perëndimore marrin masa armiqësore ndaj vendit tonë në dimensionin ekonomik, e kam fjalën për sanksionet e paligjshme që të gjithë i dinë shumë mirë. Por, edhe drejtuesit e lartë të vendeve kryesore të NATO-s i lejojnë vetes të bëjnë deklarata agresive për vendin tonë”, mësohet të jetë shprehur Putin.
Pas këtij vendimi ka reaguar NATO.
“Kjo është retorikë e rrezikshme. Kjo është një sjellje e papërgjegjshme. Kur e kombinoni këtë retorikë me atë që ata po bëjnë në terren në Ukrainë, duke bërë luftë kundër një kombi të pavarur, sovran, duke kryer një pushtim të plotë të Ukrainës, kjo shton seriozitetin e situatës”, tha Stoltenberg për CNN
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane Inteligjenca artificiale i ndihmon dyqanet dhe restorantet të porosisin sasinë e duhur të produkteve të freskëta... -
Në këto vende numri i zviceranëve është duke u zvogëluar -
12 kilometra bllokim trafiku para tunelit Gotthard -
Emigrantët e Magrebit dhe krimi në Zvicër: Kantonet ngrenë alarmin -
Një kompani zvicerane e qumështit sfidon krizën energjetike









