Lajme
Qarkullonte me drogë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Itali
Raportohet se një 24-vjeçar me origjinë shqiptare ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi qarkullonte me drogë në makinë. Sipas lajmeve italiane, karabinierët e prangosën të riun shqiptar dy ditë më parë me akuzën e posedimit të lëndëve narkotike për qëllime trafiku, përcjell albinfo.ch.
Mësohet se shqiptari u ndalua për një kontroll rutinë, teksa shfaqi shenja nervozizmi, duke ngritur dyshime të forta te efektivët. Menjëherë efektivët e policisë kanë ushtruar kontroll më të plotë në makinën e shqiptarit duke gjetur aty doza kokaine.
Mediat italiane raportojnë se 24-vjeçarit shqiptar iu gjetën disa doza kokainë dhe një shumë e madhe parash. Kjo ka çuar në arrestimin e tij të menjëhershëm nga autoritetet italiane.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar










