Lajme
Gara për të zbuluar një vaksinë kundër virusit
Gati gjashtë muaj pas përhapjes së koronavirusit nga epiqendra e tij në Wuhan, qindra prova klinike janë duke u bërë për të gjetur një kurë dhe më shumë se 170 vaksina janë duke u zhvilluar nga ekipet hulumtuese në universitete dhe laboratore nëpër botë.
Që kur ky virus është shfaqur, Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit në Shtetet e Bashkuara, Dr. Francis Collins tha se laboratorët kanë punuar shumë në studimin e tij pasi që vaksinat zakonisht kërkojnë hulumtim dhe testim të gjerë para se të hyjnë në përdorim.
“Une mendoj se do të shohim që në korrik fillimin e provave klinike në shkallë të gjerë për të paktën një, ndoshta dy nga vaksinat që kanë patur më shumë përparim dhe pastaj të tjerët shpresoj se do të ndjekin hapat e tyre brenda një periudhe jo shumë të gjatë”.
Përveç vaksinave, shkencëtarët po bëjnë kërkime edhe për gjetjen e trajtimeve për Covid-19, raporton Evropa e Lirë, përcjell albinfo.ch.
Pas shumë muajve punë tashmë janë duke u bërë disa zhvillime të suksesshme rreth vaksinës eventuale, por do të duhet ende kohë që bota të ketë një vaksinë efektive dhe të sigurt.
E që këto vaksina të futen në përdorim ato kalojnë disa faza të zhvillimit të cilat janë:
- Faza kërkimore
- Faza para-klinike
- Zhvillimi klinik
Në fazën e parë, testohen grupe të vogla të njerëzve.
Në fazën e dytë, studimi klinik zgjerohet dhe vaksina testohet në njerëz me karakteristika të caktuara.
Në fazë e tretë, vaksina testohet në mijëra njerëz për efikasitet dhe siguri.
Pasi që përfundojnë këto hapa ne fund e bëjnë aprovimi dhe kontrollimin e kualitetit.
Miliarda dollarë janë duke u investuar nga korporatat e sektorit privat dhe qeveritë, prandaj nuk ka dyshime se shpërndarja e vaksinës nuk do të bëhet në mënyrë të drejtë.
Mbretëria e Bashkuar ka investuar 79 milionë në vaksinën e Universitetit të Oksfordit, në këmbim të 30 milionë dozave. Ky program është zhvilluar në bashkëpunim me kompaninë AstraZeneca, duke u premtuar Shteteve të Bashkuara 300 milionë doza të vaksinës, në këmbim të 1.2 miliard dollarëve.
Bashkimi Evropian po ashtu ka ndarë 2.3 miliardë dollarë për Strategjinë e Vaksinës Evropiane, për të siguruar se i gjithë blloku evropian do të ketë qasje në vaksinë.
Ka shumë të ngjarë që vaksina së pari do të shpërndahet në popullatat e vendeve të pasura, me pak ose aspak shpërndarje në vende të varfra dhe me popullsi të dendur, të paaftë për të përballuar vaksinat, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Valisi lejon Italinë të hetojë në rastin Crans-Montana Meqenëse qytetarët italianë u prekën gjithashtu nga zjarri në Crans-Montana, gjyqësori italian është i detyruar të... -
Swatch ka pësuar rënie të madhe të fitimit në vitin 2025 -
Dy mjekë lirohen nga akuza pas vdekjes së pacientit në psikiatri -
Pse të mësuarit e një gjuhe zvicerane vetëm “sipas librit” mund të mos ju ndihmojë në karrierën tuaj -
Sulmet e dezinformimit të huaj synojnë Zvicrën















