Lajme
Qeshja, ilaçi më i mirë kundër stresit
Sipas një studimi amerikan të botuar në revistën Psychological Science, buzëqeshja ul ritmin kardiak dhe ndihmon luftën kundër stresit.
Paramendoni se ju jeni në autobus ose po shkoni në një takim të rëndësishëm për të ardhmen tuaj. Në situata të tilla stresuese përpiquni të buzëqeshni. Po, po, është shumë e thjeshtë, buzëqeshja mbetët ilaçi më i mirë kundër stresit. Kjo këshillë e dhënë mund të duket tepër e butë, por është dhënë nga Sarah Pressman, një studiuese shumë serioze e Universitetit të Kansas-it.
Ajo ka kryer një studim për të mirat e të qeshurit kundër stresit dhe duket të jetë e bindur për rezultat. “Jo vetëm që ju do të ndjeheni psikologjikisht më mirë, sepse të qeshurit ndihmon për të mbajtur një buzëqeshje në të gjitha rrethanat, por ai gjithashtu ruan shëndetin tuaj të zemrës”, siguron studiuesja.
Për të demonstruar të mirat e të qeshurit për shëndetin, hulumtuesit testuan përgjigjet e 169 studentëve nën stres. Ata fillimisht janë trajnuar për të mbajtur gojën e tyre me shkopinj, gjë që i detyronte ata të buzëqeshin.
Pastaj pjesëmarrësit kanë mbajtur shkopinjtë në gojë gjatë kryerjes së një sërë detyrash të vështira. Në mesin e ushtrimeve, zhytja e dorës së tyre në një tas me ujë akull. Studiuesit kanë vështruar sa ata që ishin të detyruar të buzëqeshin ishin më pak të stresuar se të tjerët.
Përfundimisht, personat e trajnuar për të buzëqeshur treguan një nivel më të ulët të stresit se ata të cilët mbajtën një shprehje neutrale të fytyrës. Shkencëtarët kanë kuptuar se ata që bëjnë një buzëqeshje të sinqertë, ajo buzëqeshje e famshme e ashtuquajtur “Duchenne”, e cila përfshin të gjithë muskujt e gojës dhe syve, ka një ritëm më të ulët të zemrës sesa të tjerët.
Kështu që një buzëqeshje apo një qeshje, edhe e forcuar, është më mirë sesa një fytyrë e mbyllur. Ky konkluzion nuk është edhe aq i habitshëm. Qeshja e vogël apo e madhe ka fuqinë të ngadalësojë ritmin e zemrës dhe të pushojë trupin tuaj si një stërvitje. Në të vërtetë, është treguar se kur qesh, sistemi nervor dhe gjëndrat endokrine prodhojnë substanca zbutëse. Truri lëshon endorphina, në fakt dhe serotonin, hormonet e mirëqenies duke luftuar kundër dhimbjes dhe për të sjellë një ndjenjë të këndshme të relaksimit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar












