Kosova
Qeveria e Kosovës insiston në modelin kroat për Asociacionin
Në njoftim nga Qeveria e Kosovës, thuhet se për të krijuar një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb, do të shtyjë përpara modelin kroat për pakicat kombëtare, përcjell albinfo.ch.
thuhet se ky “nivel i vetëmenaxhimit” parashihet me një marrëveshje që Kosova dhe Serbia arritën në Ohër, më 19 mars, me qëllim normalizimin e marrëdhënieve.
Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, paraqiti “draft-vizionin” e tij për këtë qëllim gjatë një takimi që zhvilloi me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 2 maj në Bruksel.
Draft-vizioni erdhi si përgjigje ndaj një draft-statuti për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, të cilin Kurti e refuzoi, duke thënë se nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u shpreh të mërkurën kundër draft-statutit të prezantuar nga Ekipi Menaxhues, i përbërë nga katër pjesëtarë të komunitetit serb.
“Pika fillestare duhet të jetë Kushtetuta e Kosovës. Jo propozimi i Serbisë që synon të krijojë një tjetër republikë të [udhëheqësit të entitetit serb të Bosnjës, Millorad] Dodikut, apo edhe më keq, në rajon”, tha Osmani në një bisedë me Këshillin Atlantik në Uashington.
Sipas saj, “draft-vizioni i Qeverisë së Kosovës i ka prezantuar parametrat, mbi të cilët do të mund të formohet statuti dhe i cili është në përputhje me Kushtetutën dhe vendimet e Kushtetutës”.
E, ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, tha se e sheh si hap pozitiv që Kurti ka dalë me “vizionin e tij për rregullimin e pozitës dhe të drejtave të komunitetit serb në Kosovë”.
“Procesi i përgatitjes së statutit ka filluar. Kjo është gjëja më pozitive në këtë moment…”, tha Rashiq për Radion Evropa e Lirë.
Kosova dhe Serbia janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve qysh nga viti 2011.
Marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe është arritur në vitin 2013, por nuk është zbatuar kurrë.
Serbia ka këmbëngulur në kompetenca të gjera për këtë asociacion, ndërsa Kosova ka thënë se të tillat do ta rrezikonin funksionalitetin e shtetit.
E-Diaspora
-
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës Krijues shqiptarë nga diaspora dhe trevat shqiptare bashkohen përmes poezisë... -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit













