Lajme
Qeveria e Kosovës ndryshon historinë shqiptare?!
Autoritetet kosovare, mësohet se kanë vendosur të pranojnë ndryshimin e elementeve që Turqia i quan fyese në historinë shqiptare
Qeveria e Kosovës ka bërë një marrëveshje me Qeverinë turke që të ndryshohen disa pjesë të historisë në librat shkollor që kanë të bëjnë me Turqinë.
Burime të Radio Kosovës brenda Qeverisë konfirmojnë marrëveshjen mes të dyja shteteve, ndonëse historianë nga Kosova dhe Shqipëria vazhdojnë ta kundërshtojnë këtë.
Autoritetet kosovare, mësohet se kanë vendosur paraprakisht të pranojnë ndryshimin e gjithë atyre elementeve që Turqia i quan fyese dhe të njëanshme në historinë shqiptare, pavarësisht se historianët në Kosovë dhe Shqipëri po e mohojnë këtë.
Për këtë, të dyja palët, kishin bërë një marrëveshje gjatë vizitave që kishin bërë në Kosovë, Ministrat turk të Punëve të Jashtme dhe të Arsimit.
Zëvendësministri kosovar i Arsimit Nehat Mustafa thotë se ndryshimet do të bëhen për shkak se autorët e teksteve historike kanë bërë gabime.
“Kompromis do të ketë në disa pjesë ku autorët e historisë nuk kanë ditur të bëjnë dallime midis Turqisë dhe Perandorisë Turke, sepse edhe strategjia e BE-së kërkon që tekstet të lirohen nga gjuha e dhunës”, ka thënë Mustafa.
Edhe Ministri turk në Qeverinë e Kosovës, Mahir Jagxhilar, konfirmon marrëveshjen mes të dyja vendeve, por nuk jep detaje rreth ndryshimeve që mund të bëhen.
“Ka disa gjëra që duhet të ndryshohen. Nevojitet për të hequr perceptimet e gabuara që janë krijuar në kohën e komunizmit për Turqinë”, thotë Jagxhillar.
Por, Pëllumb Xhufi një historian nga Universiteti i Tiranës thotë se ndryshimet mund të bëhen për shkaqe politike, por e vërteta është se nuk ka asgjë fyese dhe jo reale në librat historike.
“Në tekstet e historisë së popullit shqiptar nuk ka gjuhë fyese. Qeveria e Kosovës nëse pranon ndryshimet atëherë bënë pranimin e një kërkese politike dhe për nevoja politike”, thotë Xhufi.
Sipas Xhufit, një kërkesë e tillë, të paktën, është dashur të shqyrtohet me autoritetet e Shqipërisë, për shkak se Shqipëria dhe Kosova ndajnë të njëjtën materie historike sa i përket kësaj periudhe për të cilën kërkohen ndryshime.
Megjithatë, Ministria e Arsimit e Kosovës, pritet që nga muaji i ardhshëm të formojë ekipet punuese që do të rishikojnë pjesët e historisë që kanë të bëjnë me Turqinë dhe Perandorinë Osmane.
E-Diaspora
-
Japoni
Erjon Krasniqi doktoron në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni Doktoratë me sukses të lartë, Erjon Krasniqi nderohet nga institucionet japoneze... -
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











