Kosova
Qeveria e Kosovës shkarkon Bordin e Infrakos-it
Ministrja Rozeta Hajdari ka thënë se rekomandimi është marrë për shkak të shkeljeve të detyrave
Është bërë e ditur se Qeveria e Kosovës ka shkarkuar sot Bordin e drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Hekurudhat e Kosovës”, “Infrakos”, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, shkruan lajmi.net.
Ministrja Rozeta Hajdari ka thënë se rekomandimi është marrë për shkak të shkeljeve të detyrave.
Në këtë rast, sipas Hajdarit, shkelja ka të bëjë me dështimin e marrjes së masave ndaj kryeshefit të “Infrakos”-it, i cili është akuzuar për shkelje të pozitës zyrtare.
Sipas Hajdarit, hetimi që kryen Bordi është i ndarë nga Prokuroria, dhe i njëjti është dashur të marrë masa ndaj Agron Thaqit.
Në këtë kuadër, ajo ka përmendur ligjin, i cili lejon pezullimin e kryeshefit në rast se ndaj tij zhvillohet procedurë penale.
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Tesla del nga dhjetë makinat më të shitura elektrike në Zvicër Për vite me radhë, prodhuesi i makinave Tesla kryesonte fushën për sa i përket shitjeve të... -
Rritje e re e shkallës së papunësisë në janar, ka arritur në 3.2% -
Më shumë se 8 milionë CHF janë shpenzuar për fushatat e votimit të 8 marsit -
Kthimi afatgjatë në Brienz konsiderohet i mundur -
Qeveria zvicerane prezanton planin për të ndaluar mungesën e banesave të përballueshme













