Kosova
Qeveria e Kosovës shpenzoi buxhetin në kundërshtim me ligjin
Grupi për Studime Juridike dhe Politike ka thënë se Qeveria e Kosovës e ka shpenzuar mbi 70 për qind të buxhetit të rezervës në kundërshtim me ligjin për vendime jourgjente.
Të dhënat kjo organizatë i ka prezantuar në një konferencë për media ku edhe ka publikuar raportin mbi keqpërdorimin e rezervave buxhetore për vendimmarrjen një vjeçare të Qeverisë Haradinaj, transmeton albinfo.ch.
Albana Rexha deklaroi se nga 16 vendime që ka marrë Qeveria për shpenzimin e rezervës shtetërore, janë shpenzuar rreth 3.6 milionë euro.
Sipas saj, në asnjë prej këtyre rasteve nuk janë shikuar kriteret ligjore dhe vendimet janë marrë ad-hok.
Rexha ka thënë se rezervat shtetërore do të duhej të shpenzoheshin për çështje urgjente dhe jo për aktivitete që deri më tani janë përdorur.
E-Diaspora
-
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër (KMSHZ) njofton të gjithë besimtarët dhe besimtaret që jetojnë dhe veprojnë... -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos
Jeta në Zvicër
-
Udhëtarët e huaj në tranzit do të duhet të paguajnë në të ardhmen Njerëzit që kalojnë Zvicrën vetëm me makinë do të duhet të paguajnë një tarifë në të... -
Ky qytet zviceran arrin rezultate pozitive pas tre vitesh shitje të kontrolluara të kanabisit -
Parlamenti vazhdon të mos pajtohet për financimin e pensionit të 13-të -
Çfarë është një “ekstrakt i regjistrave kriminale” dhe për çfarë nevojitet në Zvicër? -
Për cilat poste politike zvicerane mund të kandidojnë shtetasit e huaj të natyralizuar?












