Lajme
Qeveria e re gjermane deklarohet për “Open Balkan”
Ndërrimi i Qeverisë në Gjermani nuk ka rezultuar edhe me ndërrim qëndrimi sa u përket iniciativave për bashkëpunim rajonal në Ballkanin Perëndimor, siç është “Open Balkan”.
Nga Berlini zyrtar theksojnë se i përkahin përpjekjet për fuqizimin e bashkëpunimit rajonal, duke vendosur theks të veçantë te gjithpërfshirja, derisa e përmendin edhe marrëveshjen për Tregun e Përbashkët Rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit.
Në një përgjigje ekskluzive për Gazetën Express nga Qeveria e re e Gjermanisë, që drejtohet tashmë nga kancelari Olaf Scholz, të pyetur nëse e përkrahin iniciativën e “Open Balkan”-it, kanë thënë se Qeveria Federale e Gjermanisë i mbështet përpjekjet për fuqizimin e bashkëpunimit rajonal në mes të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Teksa e thonë këtë, nga Berlini zyrtar theksojnë se është shumë e rëndësishme që një bashkëpunim i tillë të jetë gjithëpërfshirës dhe i hapur për të gjitha vendet e rajonit.
“Qeveria Federale mbështet përpjekjet për fuqizimin e bashkëpunimit rajonal në mes të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.Është shumë e rëndësishme që ky bashkëpunim të jetë gjithëpërfshirës dhe i hapur për të gjitha gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor”, ka thënë një zëdhënës i Qeverisë së Gjermanisë.
Në fund të përgjigjes, ky zëdhënës i Qeverisë gjermane thekson se përkrahja e fuqizimit të bashkëpunimit rajonal mes vendeve të Ballkanit Perëndimor është arsyeja pse në mënyrë të veçantë e përkrahin Tregun e Përbashkët Rajonal, që është një iniciativë në kuadër të Procesit të Berlinit.
“Prandaj, ne e mbështesim veçanërisht Planin e Veprimit për Tregun e Përbashkët Rajonal, të miratuar në Samitin e Procesit të Berlinit në Sofje në nëntor të vitit 2020”, ka përfunduar ky zëdhënës.
Qëndrim të njëjtë për iniciativën e “Open Balkan” Qeveria gjermane kishte pasur edhe gjatë kohës kur drejtohej nga kancelarja Angela Merkel.
Ditë më parë e përditshmja gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” ka publikuar një letër, në të cilën nismëtarët e iniciativës “Open Balkan”, Aleksander Vuçi, Edi Rama dhe Zoran Zaev, kanë kërkuar mbështetjen e Gjermanisë dhe të Bashkimit Evropian.
“Ne shpresojmë që Qeveria e re gjermane do të pranojë iniciativën e “Open Balkan” si një kontribut për implementimin e plotë të Procesit të Berlinit”, thuhet në letrën që mban firmën e tre liderëve.
Të martën e 21 dhjetorit në Tiranë është mbajtur takimi i treshes Rama-Vuçiq-Zaev, në kuadër të nismës për “Open Balkan”. Rama në fjalën e tij ka bërë thirrje që në një iniciativë të tillë të bashkohen edhe Kosova, Bosnjë e Hercegovina dhe Mali i Zi.
Në këtë takim ka marrë pjesë edhe Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhiley, i cili e ka dhënë përkrahjen e tij për iniciativën e “Open Balkan”.
Varhiley ka theksuar se do të ishte ideale që shtetet e Ballkanit Perëndimor ta gjenin rrugën drejt kthimit te Tregu i Përbashkët Rajonal, që është në kuadër të Procesit të Berlinit.
Kosova, Bosnjë e Hercegovina dhe Mali i Zi vazhdojnë të mos përfshihen në këtë iniciativë, pavarësisht ftesave të shumta nga nismëtarët e “Open Balkan”.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit











