Kosova
Qeveria e re maqedonase, për votim në Kuvend
Sot dhe nesër, në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut do të zhvillohet debati për zgjedhjen e Qeverisë së re, e cila do të drejtohet nga Dimitar Kovaçevski, kryetar i Lidhjes Social Demokrate (LSDM), përcjell albinfo.ch.
Sipas Kushtetutës, debati parlamentar për zgjedhjen e Qeverisë së re zgjat dy ditë, ndërsa votohet në mesnatë. Qeveria zgjidhet me së paku 61 vota nga 120 deputetë, sa numëron Kuvendi i Maqedonisë së Veriut.
Qeverinë e re e përbëjnë Lidhja Social Demokrate dhe tri parti të tjera politike shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), Alternativa dhe Partia Demokratike Shqiptare (PDSH).
Kabineti i ri qeveritar do të ketë 21 anëtarë; 17 ministra dhe 4 zëvendëskryeministra.
Lidhja Social Demokrate do të ketë 12 anëtarë të Qeverisë, gjashtë Bashkimi Demokratik për Integrim dhe tre partia Alternativa.
I mandatuari për kryeministër, Dimitar Kovaçevski, ka thënë se puna e Qeverisë së re do të përqendrohet në tri prioritete, përballjen me krizën energjetike, pandeminë e koronavirusit, rritjen e standardit jetësor të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut dhe realizimin e investimeve strategjike.
“Prioriteti kryesor i punës së Qeverisë së re ka të bëjë me përballjen me krizën energjetike në Maqedoninë e Veriut, e cila është edhe krizë evropiane. Prioriteti i dytë është ngritja e standardit të jetesës së qytetarëve dhe kompanive në kushtet e krizës ekonomike, e cila vjen nga kriza energjetike. Dhe, si prioritet të tretë kemi përmbushjen e objektivave për sa i përket projekteve të mëdha infrastrukturore të miratuara në buxhetin e vitit 2022, si zgjidhje ligjore, të cilat janë miratuar nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut në dhjetor”, pati deklaruar kandidati për kryeministër, Dimitar Kovaçevski, pas marrjes së mandatit nga presidenti, Stevo Pendarovski.
Ai, gjithashtu, si prioritet të punës së Qeverisë ka përmendur edhe çështjen e integrimit evropian dhe zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë.
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave











