Qeveria Federale inkuadrohet në rastin “Azem Syla”
Minsitri Berset: një abuzim veçanërisht i rëndë. Ai e ka mashtruar sistemin e ndihmave sociale në mënyrë sistematike përgjatë shumë viteve
Në rastin „Azem Syla”po inkuadrohet edhe shkalla më e lartë e ekzekutivit të vendit, Qeveria Federale.
Ministri i brendshëm Alain Berset duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit të SVP-UDC-së Martin Wobmann të bërë në Parlamentin e Zvicrës, ka thënë se “Qeveria federale do të inkuadrohet në “rastin Azem Syla” për të sqaruar rrethanat e abuzimit të rëndë të ndihmës sociale nga politikani kosovar”, shkruan gazeta “Solothurner Zeitung”. Ajo po ashtu i bën jehonë edhe deklaratës së Wobmann-it të dhënë për mediet, sipas të cilës ai e kishte bërë qysh para një viti një interpelancë parlamentare në lidhje me këtë çështje.
Ai dëshironte të dijë arsyet përse Azem Syla dhe kryeministri i sotëm kosovar Hashim Thaçi kishin fituar statusin e refugjatit të pranuar në Zvicër. “Por, qeveria nuk pati dhënë informatë si duhet dhe po ashtu nuk kishte reaguar”, ka thënë Wobmann dhe ka shtuar: “Mua më shqetëson sidomos fakti se institucionet nuk e kanë shqyrtuar rastin së paku në mënyrë interne”.
Syla, siç është raportuar tashmë në medie, gjatë nëntë viteve ka marrë nga Fondi i Kompensimit të kantonit të Solothurnit rreth 426 mijë franga në emër të përfitimeve suplementare.
“Bëhet fjalë për një abuzim veçanërisht të rëndë, për faktin se personi e ka mashtruar sistemin e ndihmave sociale në mënyrë sistematike përgjatë shumë viteve”, ka thënë Alain Berset në orën e pyetjeve në Parlament.
Kështu ai i është përgjigjur deputetit Wobmann, i cili dëshironte të dijë se si mendon qeveria federale ta trajtojë këtë “rast flagrant abuzimi” dhe rastet e ngjashme si dhe çfarë sanksionesh do të ndërmarrë.
Në shkrim më tutje citohet ministri Berset të ketë thënë se Syla nuk i kishte pasur të plotësuara kushtet për të marrë lejen e qëndrimit të përhershëm (C) në vitin 1999. Dhe rrjedhimisht, ai nuk ka pasur të drejtë as për ndihmë sociale dhe as për përfitimet suplementare.
Pesha e rastit, sipas Berset, tregon se sa shumë ka rëndësi lufta kundër abuzimeve në fushë të sigurimeve sociale dhe bashkëpunimi në mes të zyrave administrative në lëmin e njëjtë.
“Për këtë arsye, Zyra Federale për Sigurime Sociale në bashkëpunim me Zyrën Federale për Migracioin dhe zyrat kantonale janë duke hulumtuar rrethanat konkrete të këtij rasti”, ka siguruar ministri.
Nga ana tjetër, blogu Polit Ohr shkruan se rasti Syla “do t`i djeg” edhe SVP-UDC-së. Kjo për faktin se përgjegjësinë kryesore për zgjatjen pa të drejtë të lejes së qëndrimit në vitin 1999 të Azem Sylës e bart Colette Adam.
Kjo zonjë, që në vitin e përmendur kishte qenë shefe e Zyrës për Migracion të kantonit Solothurn, sot është deputete në parlamentin e kantonit, ku përfaqëson pikërisht SVP-UDC-në. Për më tepër, vazhdon gazeta, Colette Adam ka marrë nam në nivel shteti për faktin se ka dalë shpesh herë si dëshmitare kryesore e Christoph Blocher-it, për gjendjen e keqe në lëmin e migracionit.
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zhduket pa gjurmë 26-vjeçarja në Alpet e Bernës, familja në ankth apelon publikisht: “Vazhdoni ta kërkoni Abrarin!” Studentja e mjekësisë u zhduk para 10 ditësh në Alpet e Bernës. Familja e saj lutet:... -
Studimi në Zvicër: Testet e vozitjes për të moshuarit mbi 75 vjeç nuk janë të besueshme -
Pse Zvicra u bë kaq e pasur -
Gratë mbi 50 vjeç po nënvlerësohen në tregun e punës në Zvicër -
Cilët sektorë preken nga iniciativa kundër emigracionit












