Lajme
Qeveria franceze përballet me mocion mosbesimi
Qeveria franceze do të përballet me dy mocione mosbesimi më 20 mars, në kohën kur institucionet po përballen me kritika për shkak të reformës kundërthënëse për pensione.
Kryeministrja e Francës, Elisabeth Borne, ka përdorur nenin 49.3 të Kushtetutës për të shtyrë përpara projektligjin, pa pasur nevojë për votim.
Që kur kjo ngjarje ndodhi javën e kaluar, mijëra persona kanë protestuar në Francë.
Mocionet e mosbesimit janë ngritur nga deputetët e qendrës dhe të ekstremit të djathtë, Tubimi kombëtar. Debati parlamentar do të mbahet më vonë gjatë të hënës.
Nëse kalojnë mocionet e mosbesimit, atëherë presidenti Emmanuel Macron nuk rrezikon që të shkarkohet, por Qeveria rrezikon të bie.
Macron ose mund të emërojë një qeveri të re ose të shpërndajë Parlamentin dhe të thërrasë zgjedhje të reja.
Nëse nuk kalojnë mocionet, atëherë projektligji do të rrisë moshën e pensionimit nga 62 në 64 vjeç.
E-Diaspora
-
Pritje deri në 30 minuta në hyrje të pikës Dheu i Bardhë Mërgimtarët këtë mëngjes të së shtunës nuk po presin gjatë për të hyrë në Kosovë.... -
Itali
Bernard Dika, shqiptari që fitoi mbi 14 mijë vota në Toskanë -
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës











