Lajme
Qeveria heq pjesën më të madhe të kufizimeve në Zvicër
Qeveria zvicerane ka njoftuar se po heq shumicën e kufizimeve të mbetura të vendosura për të luftuar përhapjen e koronavirusit, që nga 22 qershori.
“Distanca sociale” e rekomanduar është duke u zvogëluar nga 2 në 1.5 metra me efekt të menjëhershëm, shkruan swissinfo.ch, përcjell albinfo.ch.
Nga e hëna do të lejohen ngjarje që mbledhin deri në 1.000 njerëz (në krahasim me 300 për momentin). Vetëm tubimet me më shumë se 1.000 mbeten të ndaluara deri në fund të gushtit. Bizneset, si bare dhe restorante, gjithashtu mund të jenë të hapura. Njerëzve nuk do t’u kërkohet më të ulen brenda. Nga nesër tubimet dhe demonstratat civile dhe politike do të lejohen, por njerëzve u kërkohet të veshin maska.
Presidentja Simonetta Sommaruga dhe ministri i Shëndetësisë, Alain Berset, thanë në një konferencë për shtyp sot se kjo ishte e mundur, sepse statistikat mbi vdekjet dhe rastet e reja aktualisht ishin të mira dhe “ne jemi të përgatitur më mirë”. Por, ata theksuan nevojën për maturi të vazhdueshme dhe përgjegjësi individuale.
Sektorët e biznesit tani duhet të harmonizojnë “planet e tyre të mbrojtjes”. Atyre u kërkohet, për shembull, të bëjnë sapun të disponueshëm ose dezinfektues për pastrimin e duarve, të respektojnë normën e re të distancimit shoqëror, të detyrojnë veshjen e maskave, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë Pagesat pa para në dorë janë ende mënyra më e popullarizuar për të paguar në Zvicër,... -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla -
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës











