Lajme
Qeveria ia vazhdon mandatin EULEX-it
Qeveria miratoi Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së parë me BE-në, me të cilin ia vazhdon mandatin EULEX-it edhe për dy vjet
Qeveria e Kosovës ka miratuar një projektligj me të cilin i mundëson Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX) vazhdimin e mandatit deri më 15 qershor të vitit 2014. Ky projektligj i është dorëzuar Legjislativit kosovar, ndërsa pas aprovimit me dy të tretat e votave të deputetëve, ligji do të jetë i aplikueshëm.
Ky projektligj për Ratifikimin e Marrëveshjes së parë Ndërkombëtare mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian, u konsiderim historik nga kryeministri Hashim Thaçi.
Këtij projektligji, ndërkaq i ka paraprirë një letërkëmbim ndërmjet presidentes së Kosovës, Atifete Jahajaga dhe përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton. Jahjaga kishte kërkuar nga Ashton zgjatjen e mandatit të EULEX-it edhe për dy vitet e ardhshme.
“Qeveria e Kosovës dhe të gjitha institucionet e shtetit kanë kryer përgatitjet e nevojshme për përmbyllje të suksesshme të pavarësisë së mbikëqyrur. Prandaj, ne sot do të kalojmë Projektligjin për Ratifikimin e Letrave të Shkëmbyera mes Kosovës dhe BE-së, që është marrëveshja e parë bilaterale, por pres që edhe të premten deputetët ta kalojnë dhe të votojnë projektligjin me 2/3 e votave”, tha Thaçi.
Kosova, sipas kryeministri Thaçi, po e përmbyll me sukses periudhën e mbikëqyrjes së pavarësisë, e cila sipas tij, do të sigurojë paqe e stabilitet për rajonin dhe hap perspektivë evropiane për Kosovën.
Kryeministri Hashim Thaçi po ashtu njoftoi kabinetin qeverisë edhe për aktivitetet që pritet të zhvillohen me rastin e përmbylljes së mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë.
Ai tha se në Prishtinë do të arrijnë përfaqësues të lartë të SHBA-ve, BE-së, dhe vendeve të ndryshme që kanë mbështetur pavarësinë e Kosovës.
Në Mbledhjen e Qeverisë, po ashtu u dhanë në detaje për projektligjin e miratuat dhe amendamentet për vazhdim të mandatit. Zëvendësshefi i qeverisë, Hajredin Kuçi prezantoi në detaje projektligjin, duke e ndarë në tri shtylla kryesore.
”Çështja e parë është zgjatja e mandatit të EULEX-it në fushat e parapara me marrëveshje deri më 15 qershor 2014, ndërkaq çështja tjetër është delegimi i autoritetit për propozim dhe emërimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve ndërkombëtarë në përputhje me Kushtetutën, kurse çështja e tretë garanton imunitet të stafi t të zyrës dhe personelit të EULEX-it”, tha Kuçi, sipas të cilit emërtimi i EULEX-it tash do të jetë EULEX-Kosova.
E-Diaspora
-
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër Të dielën, më 29 mars 2026, në Suhr, në ambientet e Zyrës së LAPSH-it, u mbajt... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











