Lajme
Qeveria inicion ndryshimin e Kushtetutës
Qeveria e Kosovës inicioi ndryshimet Kushtetuese që lidhen me themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës
Qeveria e Kosovës ka aprovuar të enjten nismën për ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës që parashikon nenet që lidhen me themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës. Po ashtu kabineti qeveritar e dërgoi për në Kuvend Projektligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës.
Kryeministri Hashim Thaçi e konsideroi të domosdoshme ndryshimin Kushtetutës në çështjet që lidhen me sektorin e sigurisë.
“Amendamentet në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, janë bërë me qëllim te reflektimit të misionit të ri mbrojtës të mekanizmave në Republikën e Kosovës, që më pas do të pasohet me një kornizë ligjore te kompletuar për misionin e ri që do të kenë Forcat e Armatosura të Kosovës”, deklaroi Thaçi.
Me këto propozime të amendamenteve në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, sipas tij, po bëhet edhe më i qartë vizioni i Republikës së Kosovës që të bëhet një forcë e stabilitetit dhe sigurisë për popullatën e saj për rajonin dhe më gjerë.
“Njëherit, të gjithë këta hapa që po ndërmerr Qeveria e Republikës së Kosovës, janë në pajtim me aspiratat e Republikës së Kosovës që të bëhet pjesë përbërëse e strukturave rajonale dhe globale të sigurisë, në veçanti të NATO-s, Bashkimit Evropian, OSBE-së dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara”, deklaroi Thaçi.
Sipas kryeministri Thaçi, Neni 126 që përfshinë themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, Neni 127 sa i përket Këshillit të Sigurisë të Kosovës, Neni 129 Agjencia e Kosovës për Inteligjencë si dhe Nenin 131 që flet për Gjendjen e Jashtëzakonshme, si dhe Neni 77A sa i përket formimit të Komisionit Parlamentar për Forcat e Armatosura të Kosovës dhe Policinë e Kosovës.
“Forca e Armatosura të Kosovës, janë Forca Kombëtare, Ushtarake të Republikës së Kosovës dhe mund të dërgojnë Forca jashtë vendit në përputhje të plotë me përgjegjësitë e saj ndërkombëtare”, deklaroi kryeministri Hashim Thaçi.
Forca e Armatosura të Kosovës, siç tha tij, mbrojnë sovranitetin, integritetin territorial, qytetarët, pronën dhe interesat e Republikës së Kosovës si dhe kontribuojnë në ndërtimin dhe ruajtjen e stabilitetit rajonal dhe global.
Gjithashtu do të ketë një ndryshim të vogël në Nenin 2, Neni 73, Neni 84, Neni 94, Kapitulli 11 sa i përket sektorit të Mbrojtjes dhe Sigurisë, Neni 125 sa i përket Parimeve të Përgjithshme.
Në vazhdim të mbledhjes është shqyrtuar dhe miratuar Projektligji për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës i cili është hartuar nga Komisioni për Legjislacion i Kuvendit të Kosovës, dhe nga Kuvendi i Kosovës është kërkuar që Qeveria e Republikës së Kosovës të paraqes mendimin lidhur me të.
Kryeministri Hashim Thaçi ka vlerësuar se ky projektligj do të sigurojë standarde edhe më të larta të zgjedhjeve në Republikën e Kosovës. Projektligji ka marr mbështetje unanime nga kabineti qeveritar.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli Pas disa javësh pa zbuluar një rast të ri, Zyra Federale e Sigurisë Ushqimore dhe Çështjeve... -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj -
Pothuajse një sulm në ditë raportohet në infrastrukturat kritike zvicerane -
Perspektiva ekonomike zvicerane përkeqësohet ndjeshëm












