Lajme
Qeveria kosovare ndodhet para sfidave ekonomike
Kosova po përballet me shumë sfida në zhvillimin e saj ekonomik
Ndër to janë zvogëlimi i ekonomisë joformale, e cila është e shumë e pranishme, mosvendosja e rendit dhe ligjit në tërë territorin e Kosovës, moszbatimi i marrëveshjes për tregti të lirë nga Serbia edhe zhvillimin energjetik në Kosovë. Ministria e Zhvillimit Ekonomik në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Kosovës dhe Odën Amerikane në Kosovë, kanë organizuar konferencën me temën “Mundësitë dhe sfidat e zhvillimit ekonomik dhe fuqizimi i sektorit privat”, në të cilën u diskutuan për reformat ekonomike dhe fuqizimin e sektorit privat, si një ndër sektorët më të rëndësishëm të zhvillimit ekonomik. Sipas Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, ekonomia e Kosovës nuk është aq keq krahasuar me vendet e rajonit.
Por, sipas tij problemet ekonomike globale kanë pasur efektin e tyre edhe në ekonominë kosovare, duke e pakësuar zhvillimin e hovshëm të saj dhe duke e vënë Qeverinë para sfidave të mëdha ekonomike.
Pjesmarrësit kanë thënë se për zhvillimin ekonomik, është shumë me rëndësi edhe infrastruktura rrugore, si një mundësi e mirë për qarkullim të mallrave dhe njerëzve.
Ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota ka bërë të ditur projektet e Ministrisë së Infrastrukturës, siç është ai i autostradës Morinë-Mërdarë.
Një ndër sektorët kryesor për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik në vend u përmend edhe bujqësia, të cilës, sipas Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimi Rural, Blerand Stavileci, kohëve të fundit po i kushtohet rëndësi e veçantë, duke e stimuluar atë me kredi dhe subvencione të ndryshme.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” Programi çdo vit zgjedh rreth 10 aktorë/aktore nga 37 vende të Evropës, të cilët konsiderohen talente... -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?











