Lajme
Qeveria malazeze mund të bie të hënën
Bëhet e ditur se mocioni i mosbesimit pritet të caktohet për votë të hënën në kryesinë e Kuvendit të Malit të Zi, të iniciuar nga partia pro serbe në Mal të Zi, Fronti Demokratik.
Kryeministri malazez Zdravko Krivokapic ka thënë sot se ka dyshime për se një deputet në Kuvendin e Malit të Zi do t’ia mundësoj votën e 41, që rrëzon qeverinë në pushtet javën e ardhshme.
Mocionin e mosbesimit pritet të caktohet për votë të hënën në kryesinë e Kuvendit të Malit të Zi, të iniciuar nga partia pro serbe në Mal të Zi, Fronti Demokratik.
Krivokapic, qeveria e të cilit është e paqëndrueshme ka kohë tha sot se nuk flet me emra sot por paralajmëroi se ka mundësi që të hënën mocioni të ketë 41 votat e mjaftueshme.
Fronti Demokratik ka bërë me dije se nuk do të kërkojnë vota nga partia e Presidentit të Malit të Zi, Milo Djukanovic, duke shtuar insinuata dhe akuza ndaj nismës Ura të Dritan Abazovic që sipas tyre voton njejtë sikur Partia Demokratike e Socialistëve të Djukanovic.
Vet presidenti malazez Djukanovic të mërkurën ka thënë se nuk dëshiron të përfshihet në këtë cirk politik të qeverisë së tanishme malazeze. Megjithatë, shtoi se kjo qeveri është e dëmshme për shtetin malazez dhe mbetet optimist se do të bie.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës












