Lajme
Qeveria mëton lehtësira në regjistrimin e bizneseve
Qeveria e Kosovës është në procesin e ndryshimit të ligjeve për aktivitetin biznisor, në përpjekje për të përmirësuar ambientin e të bërit biznes.
Me ndryshimet që pritet të aprovohen do të mundësohet shkurtimi i afateve për regjistrim të biznesit, përfshirë edhe heqjen e shpenzimeve për regjistrim.
Grupi punues i formuar për këto ndryshime ka përfunduar me shtatë projektligje, nga 12 sa do të ndryshohen.
Afati për regjistrimin e biznesit që është 10 ditë parashihet të shkurtohet në 3 ditë, kapitali fillestar për regjistrim si Shoqëri Aksionare nga 25 mijë euro sa është do të zvogëlohet në 15 mijë euro, ndërkaq pagesat aktuale për regjistrim të biznesit 5 euro dhe 22 euro, me ndryshimet e bëra do të heqen dhe regjistrimi i bizneseve do të mundësohet falas.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












