Lajme
Qeveria nuk e di sa do të paguaj “Bechtel-Enka-n”
Sipas planit buxhetor, në bazë të tabelave të sivjetme buxhetore në autostradë parashihet të shpenzohen 225 milionë euro
Qeveria e Kosovës nuk e di vlerën e saktë të faturës që obligohet t’i paguajë kompanisë ndërtuese të autostradës Morin-Merdar, konsorciumit “Bechtel-Enka”, për pjesën e mbetur të punimeve në tri segmentet e para.
Në raportin e fundit për shpenzimet dhe të hyrat financiare është raportuar se për fazën ndërtuese dhe aspektin e shpronësimeve në autostradën “Ibrahim Rugova” që nga fillimi i vitit janë shpenzuar rreth 190 milionë euro.
Vetë planifikuesit e shpenzimeve financiare të shtetit, ndonëse parashikojnë se janë brenda planit vjetor të shpenzimeve, nuk e dinë vlerën e përafërt të faturës që do ta sjellë në fund të punimeve të sivjetme ndërtuesi “Bechtel-Enka”, shkruan Koha Ditore.
Në Ministrinë e Financave, përgjegjëse për caktimin dhe ndarjen e mjeteve financiare sipas planit buxhetor, kanë thënë se në bazë të tabelave të sivjetme buxhetore në autostradë parashihet të shpenzohen 225 milionë euro.
Zyrtarë të kësaj ministrie nuk e dinë nëse kjo vlerë financiare do t’i mbulojë shpenzimet e gjithëmbarshme të bëra sivjet në projektin e “Rrugës 7”.
“Për këtë vit janë ndarë 225 milionë euro për autostradën Vermicë-Merdar, ndërsa deri në fund të shtatorit janë shpenzuar 170.3 milionë euro për punët e kryera, si dhe 19.2 milionë euro janë shpenzuar për shpronësim”, ka thënë Muharrem Shahini, zëdhënës i Ministrisë së Financave.
Kjo ka qenë përgjigjja e kësaj ministrie në kërkesën e gazetës rreth qëndrueshmërisë së mjeteve dhe kostos totale për muajin tetor dhe eventualisht për nëntorin në ndërtimin e autostradës Morin-Merdar.
E-Diaspora
-
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër Të dielën, më 29 mars 2026, në Suhr, në ambientet e Zyrës së LAPSH-it, u mbajt... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran










