Shkurt.ch
Qeveria nuk tregon për të ardhurat e Ademajve
Kërkesa për transparencë është legjitime, por interesi publik kufizohet nga të drejtat personale të njerëzve të veçantë
Qeveria e kantonit Thurgau refuzon të ofrojë të dhëna lidhur me të ardhurat e familjes së Murtez Ademajt nga Bürgleni, i bërë i njohur me aksionin e tij protestues me thasë bërlloku, të verës së kaluar.
Gazeta “Thurgauer Zeitung” e bën këtë konstatim duke iu referuar pyetjes së mbetur pa përgjigje konkrete, që një deputet kantonal nga SVP i ka bërë qeverisë së kantonit lidhur me çështjen. Deputeti Urs Martin, ka dëshiruar të dijë se sa të holla merr familja Ademaj nga shteti dhe nëse janë plotësuar kushtet për dëbimin e tij nga Zvicra.
“A qëndron fakti se kjo familje në emër të ndihmave (pensioni i invaliditetit, shtesat e fëmijëve, plotësimet) merr 6300 franga në muaj? A plotësohet baza ligjore për të dëbuar këtë familje nga Zvicra?”. Kjo ka qenë pyetja konkrete e shtruar nga ai.
Por përfaqësuesi i qeverisë së kantonit, në paraqitjen e bërë te premten (sot) nuk ka dhënë informata konkrete. Për shkak të detyrimit për mbrojtjen e të dhënave, kjo pyetje nuk mund të marrë përgjigje, ka thënë ai. “Me gjithë faktin se, nevoja e shprehur për transparencë është legjitime, interesi publik kufizohet nga të drejtat personale të njerëzve të veçantë”.
Në fillim të marsit, policia kishte dëbuar nga shtëpia me qira familjen Ademaj për shkak të refuzimit të Ademajt për pagesën e qirasë. ndërsa vitin e kaluar, në shenjë proteste kundër autoriteteve të komunës ai e kishte shndërruar oborrin e shtëpisë ku banonte në një deponi bërlloku.
Për shkaqe sigurie, gjatë aksionit të dëbimit nga banesa, Murteza Ademaj qe arrestuar nga policia. Sipas deputetit Martin ai pastaj ishte përcjellë në një klinikë psikiatrike, shkruan “Thurgauer Zeitung”.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?











