Kosova
Qeveria për tre muaj shpenzoi 439 milionë Euro
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) totali i shpenzimeve të Qeverisë për tre muaj ishte 439 milionë Euro.
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) së fundmi ka publikuar të dhënat për Llogaritë Qeveritare të Kosovës në bazë tremujore. Ky botim paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda tremujorit të dytë (TM2) të vitit 2017.
Shuma e përgjithshme e të hyrave të Qeverisë për TM2 2017 ishte 448.7 milionë Euro, ndërsa totali i përgjithshëm i shpenzimeve të Qeverisë ishte 439.0 milionë Euro
Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në prodhim, të cilat paraqesin 71% të totalit të të hyrave, ndërsa pjesa e mbetur e të hyrave është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave.
Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë: kompensimi i punëtorëve (31%); kontributet sociale dhe përfitimet (24%); formimi i kapitalit bruto (23%); dhe konsumi i ndërmjetëm (10%). Ndërsa, pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në struktura të tjera.
E-Diaspora
-
Turne i udhëhequr në shqip në kuadër të “Löwenbräukunst Offenes Haus” Turneu në shqip do të fillojë në ora 12:00, ndërsa takimi me pjesëmarrësit do të bëhet... -
Jeton Hoxha, shqiptari më i votuar në Renens, rizgjidhet në Asamblenë Komunale -
Nesër në Bernë: Ejani në manifestimin “Kurora e Lirisë” -
Gjermani
Dy shtetas nga Kosovë arrestohen në kufi me veturë të vjedhur në Gjermani dhe armë zjarri -
Arrestohet një i kërkuar nga Italia, ishte dënuar për vjedhje dhe emigracion të paligjshëm
Jeta në Zvicër
-
Rriten kërkesat për zhvendosje nga fshati Brienz në Zvicër Në raundin e dytë të aplikimeve janë shtuar katër kërkesa të reja, ndërsa një është tërhequr... -
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfarë paralajmërojnë ekspertët -
1,750 zviceranë ende të bllokuar në Lindjen e Mesme për shkak të krizës -
Borë e madhe drejt Zvicrës – autoritetet paralajmërojnë rrezik të konsiderueshëm për të shtunën -
Lufta me Iranin rrezikon pushimet e zviceranëve në Egjipt












