Lajme
Qeveria shqiptare tejkalon limitin e borxhit
Qeveria e Shqipërisë e ka tejkaluar limitin e borxhit për këtë vit. Stoku i borxhit ka arritur në 8.7 miliardë dollarë
Qeveria e Shqipërisë për 6-mujorin e parë e ka tejkaluar limitin e borxhit të përgjithshëm që është parashikuar për vitin 2013. Në ligjin e buxhetit të shtetit, thuhet se huamarrja vjetore do të jetë deri në 28019 milionë lekë, ndërsa deri në gjysmën e parë të këtij viti, qeveria në Tiranë e ka tejkaluar këtë shifër.
Në raportin gjashtëmujor të borxhit, thuhet se vetëm borxhi i jashtëm ka arritur në 3.7 miliardë dollarë, ose me një shtesë për 6 muaj prej 140 milionë USD.
Në buxhet qeveria ka parashikuar të marrë 357 milionë USD borxhe nga jashtë. I gjithë totali i borxhit publik në 6-mujorin e parë ka arritur në 871.538 miliardë lekë, ose rreth 8.7 miliardë dollarë, raporton “Panorama”.
Në krahasim me vitin e kaluar, siç thuhet në raport, borxhi është rritur me 43.557 miliardë lekë, ose rreth 430 milionë USD
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran









