Jeta në Zvicër
Qeveria shton masat për parandalimin e varësisë
Me planin e masave të marra për periudhën kohore 2017-2024 parashihet përforcimi i veprimeve drejt parandalimit të varësisë në radhë të parë te fëmijët dhe të rinjtë.
Për të parandaluar sëmundjet që vijnë si rezultat i varësive nga substanca të ndryshme dhe për të mbështetur personat e varur, federata në bashkëveprim me kantonet, qytetet dhe faktorët tjerë ka miratuar sot për herë të parë një strategji gjithëpërfshirëse kundër varësisë.
Me planin e masave të marra për periudhën kohore 2017-2024 parashihet përforcimi i veprimeve drejt parandalimit të varësisë në radhë të parë te fëmijët dhe të rinjtë. Po ashtu pritet të përmirësohet identifikimi i hershëm i varësisë, thuhet në një komunikatë të lëshuar sot nga Zyra Federale pe¨r Shëndetësi (BAG). Në planin e masave parashikohet po ashtu që të zgjerohet edhe bashkëpunimi në mes të organizatave që ndihmojnë kundër varësisë nga njëra anë dhe policisë në anën tjetër.
Sëmundjet që kanë burim varësinë personave të preku nga to dhe familjeve të tyre u shkaktojnë shumë vuajtje. Po ashtu shoqërisë këto sëmundje i kushtojnë disa miliarda franga në vit. Ato shkaktohen nga masat që duhet të ndërmerren për shërimin, rehabilitimin e të prekurve por edhe nga masat e natyrës sociale që bëhen të domosdoshme për trajtimin e tyre, thuhet në komunikatë.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













